Operacioni Krasta/ 'Arrest shtëpie' për gazetaren Suela Musta dhe Adem Boriçin, lihen në burg pesë të tjerë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sgurisë 'arrest shtëpie' për Suela Mustën, anëtare e AMA-s dhe Adem Boriçin, pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" të cilët ranë në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen se kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë. 

Ndërkohë Bledar Karaj, Andrea Nathanaili, Izmir Hajdari, Artan Drazhi, Ervin Tahiri janë lënë në burg. Ndërsa për Florenc Capjan i cili akuzohet se 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit tentoi të vriste ish-policin Fadil Mema, vendimi do të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.

Masat e sigurisë u dhanë nga gjyqtarja Idush Maliqi. E gjithë seanca e ditës së sotme është shoqëruar nga masa të forta sigurie.

Pas disa viteve hetime dhe përgjime u zbardhën dhe u dokumentuan dy ditë më parë tre ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohet fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona.

Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-së në dy ditë kryen kontrolle të shumta në Elbasan, në operacionin e koduar “Krasta” që u finalizua me arrestimin e Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë.

Të akuzuarit para gjykatës

Të arrestuarit për korrupsionin në AMA
1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh
2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.
3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA
4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
5.    Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë