Akuzat e Bashës për keqmenaxhim të pandemisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Tërhiq akuzat! Strategjia e ndjekur deri më sot ia ka dalë

Komiteti Teknik i Ekspertëve të shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike mbi keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi si dhe se po mbulon dështimet e Ramës.

Të indinjuar nga këto akuza, anëtarët e këtij komiteti deklarojnë se nuk janë fasadë e askujt, ashtu sikurse deklaron kryedemokrati Lulzim Basha. Ata nuk pranojnë asnjë prej akuzave drejtuar tyre, qoftë nga demokratët apo dhe nga politikanë të tjerë teksa shprehen se strategjia që kanë ndjekur deri më tani ka rezultuar e suksesshme.

"Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti" - shkruan për më tepër komiteti teknik.

Që prej fillimit të pandemisë, dhe kryesisht gjatë ditëve të fundit, kryedemokrati Basha ka shprehur vetëm kritika për sistemin shëndetësor teksa ditën e djeshme deklaroi se komiteti teknik mbulon dështimet e kryeministrit Rama.

Ndërkohë këtë të shtunë, ish-deputetit demokrat Luan Baçi deklaroi se Fieri vuan nga një mungesë e testimeve për COVID-19. I menjëherëshëm ka qenë dhe reagimi i autoritetit shëndetësor, të cilët thonë se deklarata e tij është e pavërtetë.

Në reagimin e tyre, ata shprehen se testimet janë katërfishuar që nga fillimi i pandemisë dhe u bën thirrje atyre që të mos bëjnë politikë me sëmundjen e COVID-19.

Reagimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve

Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha. U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është ajo e pandemisë së Covid-19, jemi gjendur të sulmuar dhe të fyer në punën tonë, duke filluar nga kryetari i PD dhe disa pak politikanë të tjerë.

Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë, për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë në këtë kohë tejet sfiduese. Ne nuk jemi “fasadë” e askujt, siç deklaron Z. Lulzim Basha. Ne nuk pranojmë akuzat për dështim në punën tonë, të bëra nga një kryetar partie, formimi profesional i të cilit nuk ka se si t’ia lejojë të bëjë gjykime në lidhje me punën e këtij komiteti.

Në çdo ditë të punës sonë, ne udhëhiqemi vetëm nga parimet e profesionalizmit dhe çdo vendim që kemi marrë, e kemi marrë duke u bazuar vetëm në këto parime. Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës.

Siç është shprehur edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi politik i pandemisë i shërben vetëm përkeqësimit të situatës dhe është i dëmshëm për mbrojtjen e shëndetit publik.

I bëjmë thirrje Z. Basha që të tërheqë akuzat e bëra në adresë të anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të heqë dorë nga përpjekja për baltosjen e punës së autoriteteve shëndetësore, që në këto kohë të pandemisë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per LUI: 31/10/2020 22:17

    O Lui, nuk I Shan kush profesionalisht, por te lesh hapur lokalet palestrat etj. She mbyll universitetin, a mendon se sa do I kushtoj vendit kjo mbyllje shkollash.

    Përgjigju
  • Ziguri: 31/10/2020 20:54

    mbyll Universitetet dhe le hapur lokalet dhe restorantet,palestrat, shtet rrumpalle. Strategji qesharake, dilni ne bllok dhe shikoni cfare behet pastaj krahasojeni me nje klase ku te gjithe rrine me distance. Mbaj maske ne rruge dhe e heq ne lokal, keta jane sharlatane jo mjeke.

    Përgjigju
  • Jon: 31/10/2020 18:37

    Si gjithmonë ne shqiptarët, dhe jo vetëm, mund të kritikojnë ç'do profesionist që bën punën tij duke mos pasur as të vetmen njohuri të fushës. Mbani maskat dhe ruani veten dhe njerëzit rreth jush.

    Përgjigju
  • Per komentuesit poshte: 31/10/2020 17:54

    Lutuni te mbaroje kjo flame pa ardhur luli ne pushtet se pastaj i shihni ekspertet mendjendrutur me bardh spahiun dhe tit vasilin ne krye. Pa harruar trtianin dhe kryedoktorin. Asnje ekspert ne bote nuk ja zgjidhje akoma qe e kerkoni ketu dhe mos fyeni njerezit kur nuk dini asgje. Disa prej mjekeve i njoh personalisht dhe ndjej neveri kur degjoj keto shfrehje injoranti te lulit me gjithe tufen e injoranteve qe i mbajne iso per nje cope vend ne mijevarin tjeter kur te behet kryeminister

    Përgjigju
  • Bledi: 31/10/2020 15:42

    Kjo ngjan me shume si cirk levizesh jo si komitet, perveç Z.Brataj, dhe Znj. Tomini te gjith tjeret jane halabak dhe ja kane marre shpirtin pacienteve neper spitale.

    Përgjigju
    • Lui: 31/10/2020 19:42

      O Bledi, dr Kalo te duket halabak ty? Apo doktoreshe Najada Como te duket halabake.. Ah ju jeni pjerdh te gjithe. Prandaj nuk bejme perpara ne, se te gjithe bejne punen e tjetrit, asnje punen e vet

  • Komiteti: 31/10/2020 15:19

    Do ta shohim ne javet ne vijim strategjine e ketyre. Na ruajt Zoti thuaj, se te jete per keta eksperte, kemi marre fund.

    Përgjigju
  • Bravo komiteti: 31/10/2020 14:59

    Bravo komiteti partise, 20 vete ashto koke me koke, b.th me b.th me kete foto goxha sensibilizim beni qytetareve edhe rinise. Ska nevoje fare per mesazhet tuaja, e se cfare po ben shteti per njerezit e tij, sepse ata qe po e kalojne virusin e dine cpo heqin, dhe kur lexojne keshtu gjerash irritohen sa me ska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër