Akuzat e PD/ Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut

Akuzat e PD/ Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut

Prokuroria administron gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se deri më tani janë administruar të gjitha provat e nevojshme për verifikimin e akuzave ndaj kryebashkiakut të Vorës, si dokumentacioni i publikuar nga PD dhe gjurmët e gishtërinjve ndërkohë që organi i akuzës është në pritje të letërporosisë nga autoritetet greke.

PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person. Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku.

Kajmaku i ka hedhur poshtë të gjitha këto detaje duke deklaruar se ai nuk është arrestuar asnjëherë dhe kjo është e vërteta e vetme.  Do të jetë prokuroria që do i jap përgjigje kësaj çështje duke përcaktuar përmes gjurmëve të gishtërinjve nëse ato të Agim Kajmakut janë të njëjta apo jo me ato të Jorgo Totos, të arrestuar në Greqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin