Akuzat e Ramës ndaj Kurtit, deputetja e VV-së: T’ja komunikojë me institucione, jo nga Twitter-i! Deputeti i PDK-së: Kërkojini ndërkombëtarëve të penalizojnë Serbinë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 101 vota pro rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve më 24 shtator në Banjskë. Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së Kreshnik Çollakut.

Në një intervistë për ‘Studio Live’ për Report Tv, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci tha se është obligim kombëtar të ruajmë paqen dhe stabilitetin në rajon.

 ‘Nevojë të jemi krah njeri-tjetrit. Kur bisedojmë më Shqipërinë ka elementë të cilat e bëjnë këtë lidhje shumë unike. Është obligim kombëtar të ruajmë paqe stabilitetin. Mendoj se deputetë të Kuvendit s’duhet të hezitojnë.’- u shpreh Statovci.

E pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, në lidhje me akuzat e kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend kundrejt Albin Kurtit, se ky i fundit e ka dobësuar diplomatikisht Kosovën e Serbinë në sy të BE-së e SHBA-së, Statovci tha se kreu i qeverisë shqiptare ka mekanizma të tjerë që të komunikojë me kreun e qeverisë së Kosovës.

‘Ka shumë elementë që parimisht mund t’i komunikojnë me institucionet e Kosovës apo personalitetet e jo përmes Twitter apo mekanizmave të tjerë. Rrethanat e sulmit që ndodhen në 24 shtator ka qenë një lexim i saktë i asaj që ka ndodhur në Kosovë. Faktet nga ajo se çfarë është gjetur kishte armatim të përgatitur prej 6 javësh, ne ishim në proces dialogu dhe ato armatoseshin. Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë. Nuk jemi ndarë mirë për konferenca paqeje, duhet të kemi besim tek institucionet tona, duam një hetim  ndërkombëtar e zbardhje të fakteve. Duhet të koordinohemi ku i kemi aleancave tona në këtë rast me SHBA-në, dhe të tregojmë faktet.’- tha Statovci.

Nga ana tjetër Hisen Berisha deputet i PDK-së, u shpreh se Shqipëria duhet të insistojë në mekanizmat ndërkombëtarë që të bëhet një hetim dhe të penalizohet Serbia.

‘Nuk mjafton një rezolutë pasi serbët mund ta kryejnë sërish sulme. Me të drejtë do ta shtroja pyetjen a ka ndonjë notë protestë. Cenohet edhe siguria e drejtpërdrejtë e shtetit shqiptar.  Të insistohet në mekanizmat ndërkombëtar që të bëhet një hetim dhe të penalizohet Serbia.  Këtu duhet të konsistojë edhe diplomacia shqiptare, qoftë edhe në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Ajo që i shërben Kosovës është përmbyllja e dialogut dhe përmbushjen e pretendimeve.’- tha Berisha.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje shqiptar: 13/10/2023 03:26

    Thrisni Genc Burimin Report TV! Cfare TV jeni ju kur Genc Burimi flet e nxisni te flase? Ju lutem behuni serioze ashtu sic mendojme qe jeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë