Akuzat, Meta sulmon Serbinë: Kam folur me Thaçin dhe Veselin, ta përballojnë me qetësi dhe urtësi

TIRANE-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i kërkon kreut të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli që ta përballojnë me qetësi, urtësi dhe unitet aktakuzën e ngritur për krime lufte. Ilir Meta gjatë konferencës së sotme për mediat u shpreh se kjo është një strategji e Serbisë për të njollosur UÇK-në dhe për të dëmtuar funksionimin e Kosovës.

"Cështja e dytë është për aktakuzat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Natyrisht që është një zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt, që do të përballohet me shumë urtësi, unitet dhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, por edhe nga presidenti i cili ka qenë udhëheqësi kryesor politik i UCK, por edhe Veseli, që duke vlerësuar se nuk është një sfidë e tyre në planin individual, jam i bindur që do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga klasa politike në Kosovë.

Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UCK, të kemi aktakuza, të gjithë kemi eksperiencën e këtyre 20 viteve, ku pala që shkaktoi luftën dhe gjenocidin e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UCK, por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e të cilit jo vetëm që është njohur nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, por edhe ka treguar se është faktor stabiliteti për rajonin.

I shpreh solidaritetin tim edhe si president por edhe si mik dhe shok me presidentin e Kosovës, por edhe me kryetarin e PDK-së dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet për të konfirmuar edhe njëherë tjetër drejtësinë e luftës së UCK dhe rrëzuar këtë strategji provokative që kërkon të mbajë peng rajonin dhe të minojë integrimin si në disa vende fqinje" tha Meta.

Hashim Thaçi sot ndodhet në Shqipëri, ndërsa Meta tregoi se ka pasur komunikime me Presidentin e Kosovës dhe Veselin pas ngritjes së aktakuzave.

"Nuk është momenti të merremi me drejtësinë ndërkombëtare aq më tepër nuk kemi shkëlqyer në drejtësinë kombëtare. Miratimi i kësaj gjykate ka qenë një akt i sforcuar, por ne e dimë mirë nga të gjithë faktorët që është shtyrë, ku në radhë të parë, pala që e shkaktoi atë luftë dhe nuk mund të pranojë këtë realitet të ri, që ka ndihmuar stabilitetin e rajonit.

Duhet të them se të gjithë drejtuesit kryesorë të UCK që janë akuzuar, i kanë përsëritur betejat me drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjithë e kemi që pala që është dënuar më shumë, vrasësit e vëllezërve Bytyci kanë edhe funksione publike. Është momenti për urtësi, unitet, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe kudo tjetër dhe nuk është momenti për të ushqyer mosbesim ndaj aleatëve perëndimore që janë me popullin e Kosovës, me shtetin e pavarur të Kosovës.

Sigurisht kam pasur komunikime me Thacin dhe Veselin dhe jemi në komunikim dhe jam i bindur që ata kanë qetësinë për të përballuar me shumë dinjitet këtë sfidë, jo si personale, pasi kanë pasur momente më të vështira, por në interes të popullit të Kosovës dhe luftës" tha Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin