Akuzat për fshehje të shifrave/ Rama: Ç'janë të vdekurit nga COVID, vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për mediat? (VIDEO)

Kryeministri Rama në daljen e parë për mediat pas akuzave të Lulzim Bashës se në "Shqipëri fshihet numri i të vdekurve nga COVID", Kryeministri Rama tha se si "mundet të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë harbutërisht qenien njerëzore brenda saj dhe të provokojë deri në palcë çdo familje që në këtë kohë të mallkuar fatkeqësisht ka humburin të dashurin e vet dhe të fusë tmerrin në familjen që ka dikë të prekur nga ky virus vrastar".

"Si mundet të flihet më gjumë pasi arrin të nxjerrësh nga goja një të tillë makabritet, duke e trajtuar një popull të tillë si një fuqi të verbër e cila duhet nxitur deri në fund drejt hakmarrjes ndaj atyre që sipas kësaj pandehmë çnjerëzore përdorkan pushtetin për të manipuluar numrin e të vdekurve.

Ky nuk është karakteri i këtij, ky nuk është karakteri i këtij populli, ky nuk është as karakteri i politikës në vetvete dhe asesi karakteri i shumicës që qeveris sot.

Ky është një manifestim ekstrem i atyre llojeve karakteresh të dobëta që në krej historinë kanë bërë dëme të mëdha në kohëra vendimtare dhe e kanë penguar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për të marrë frymë lirish me të gjithë papërgjshmërinë e tyre.

Nuk ka më turp se kaq. Megjithatë as këtë se thua më. Në këtë pikë nuk është e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë paturpësia ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të këtij vendi.

Çfarë janë ato që humbasin jetën në spitalet COVID? Vota që humbasin kur mbahen zgjedhjet në Partinë Demokratike? Apo kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen Gjiri i Lalëzit drejt burimeve mediatike.

Kush janë mjekët e vijës së zjarrit në këtë luftë për jetë a vdekje ? Anëtarët e komitetit Nishani, që u mblodhën  për të përjashtuar djalin e Fahriut? Apo këshilltarët e Presidencës që shpërndajnë si zogjtë e korbit nëpër botë lajme të rreme me Shqipërinë?

Mos vallë profesorë me bluza të bardha që prej vitesh firmosin kartela mjekësore të pacientëve që fatkeqësisht humbin jetën janë njësoj akuzuesi i tyre që mohon edhe firmën e vet pasi  financon fushatën e partisë me para që nuk dihet nga vijnë.

A mos vallë të vdekurit në spital të treten në ajër si ata të shkretët në videon humbur të të Masakrës së Krushës, për ët cilën i akuzuari nga dëshmitarët di vetëm të shajë dhe të akuzojë vetë dëshmitarët. Apo të vdekurit mund të fshihen siç u fshinë serverat e videos të sigurisë së Kryeministrisë të nesërmen e 21 janarit?", ka thënë Kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama: Basha-Meta lojë politike me të vdekurit e COVID! Viktimat s'janë vota që vidhen në PD apo kuti këpucësh me lekë të zeza që vijnë nga Gjiri i Lalzit për burime mediatike


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar