Akuzat për trukim dhe paaftësi, presidenti i Federatës së Volejbollit: Nuk është hera e parë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ka hedhur poshtë akuzat e bërë nga një trajner i ekipit të moshave në Elbasan, që thoshte se presidenti dhe federata trukojnë ndeshjet. Duke marë shkas nga ndërprerja e kampionatit për shkak të koronaviorusit, trajneri i quajtur Renato Kasa në ‘facebbok’ ndër të tjera e cilësonte edhe si të paaftë presidentin Pëllumbi.

"Unë e kam parë atë statusin e tij, por s'mund të them asgjë tjetër veçse ai djalosh ka ngatërruar rrugë,"-thotë fillimisht Pëllumbi.

Pra mendoni se asnjë nga akuzat nuk qëndron?

"Nuk e di pse është trumpetuar kaq shumë në media sepse kushdo që ka një smartphone në dorë mund të shkruaj çfarë të dojë dhe asnjë nuk e llogarit nëse është e vërtetë apo jo. Shpesh ka patur aludimi të kësaj natyre por ne s'kemi asnjë indicie. I lutem zotërisë të drejtohet atje ku është për t'u drejtuar dhe të na japë edhe në ndihmën për ta riparë këtë situatë që ai pretendon,"-deklaron më pas Pëllumbi.

Më tej presidenti i federatës shqiptare të futbollit shprehet se kampionati për moshat është ndërprerë, ndërsa për kampionatin e të rriturve ende nuk është vendosur. Nëse ndërpritet sipas tij do të jetë kryesia ajo që vendos për titullin.

“Për nivelin senior ne e kemi lënë në pritje me dëshirën e mirë që ajo të rifillojë aty ku është ndërprerë, përderisa kemi një hapsirë që na lejohet deri me datën 15 korrik. Në rast se do ndërpritet do të merret një vendim i dytë (për titullin), mbase nga kryesia, mbase do të thërrasim një asamble online.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova