Akuzat se ka ‘pushtuar’ Prokurorinë e Tiranës, Felaj: Familjarët e mi kanë dy dekada që punojnë

Deputetja socialiste Ermonela Felaj është vënë nën ‘shenjestërn’ e opozitës të cilët e akuzojnë se kanë pushtuar Prokurorinë e Tiranës, pasi punojnë katë të afërm të saj. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Ermonela Felaj tha se motra dhe kunata e saj kanë dy dekada që punojnë në sistemin e drejtësisë. Ajo tha se erdhën në Prokurorinë e Tiranës pas vakancave të hapura nga KLP, ndërsa thotë se vetë ajo nuk ka asnjë lidhje me reformën në drejtësi.

“E pavërtetë, është vetëm një me mbiemrin Felaj, bashkëshortja e vëllait tim. Motra dhe bashkëshortja e vëllait kanë punuar për dy dekada dhe për asnjë rast nuk janë promovuar dhe pse është një e drejtë kushtetues e çdo magjistrati që të promovohet brenda sistemit. S’më takon mua të flas për këtë pjesë. Sikur unë kam ndikuar për ndryshimin e ligjit dhe dhënien e mundësisë që ata të punojnë në një prokurori karriere si Tirana. Kërkesa e tyre është bërë në kushtet kur sistemi ka vakanca dhe ka kërkesë nga KLP për vakancat. Kështu ka ardhur dhe konsiderata. A ka lidhje me Ermonela felaj? Jo, Ermonela s’ka lidhje me reformën në drejtësi, skam qenë deputete, kam qenë ministre e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin. Nuk kam qenë deputete dhe nuk e kam votuar dot reformën në drejtësi. A kam lidhje me ligjin, jo se nuk kam qenë. Ku bëhet lidhja ime me kaq ligësi me këtë gjë. Ligji është kontestuar në Kushtetuese dhe në përfundim të gjykimit”, tha Felaj.  

Ajo komentoi edhe procedurat për inceneratorët, duke thënë se sulmet e opozitës ndaj saj kanë qenë për diversion.

Dua t’iu them që ky komision hetimor i kërkuar nga opozita, nëse PS s’do kishte pranuar s’do kishte punuar një ditë të vetme. Pa prezencën e deputetëve të PS ky komision sdo punonte një ditë të vetme dhe të përfundonte edhe në një raport, të opozitës, se edhe PS pati një raport. Nëse sulmet ndaj meje në komision hetimor kanë qenë për diversion, unë në të vetmen procedurë të Fierit që jam pyetur, ministri i shtetit, për arsye që më takojnë vetëm mua si ministre shteti aso kohe kam qenë kundër procedurës së fierit në bazë të dokumenteve që më janë vënë në dispozicion aso kohe. Në Elbasan kam dhënë vetëm miratimin për marrjen e mendimit të Ministrit të Energjetikës, Gjiknurit. Në lidhje me procedurën nuk jam pyetur ndonjëherë”, tha Felaj.

Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj u konfirmua në detyrë nga KPK ndërsa ligjvënësja ka edhe tre të afërm në tjerë në Prokurorinë e Tiranës, bashkëshortin dhe motrën si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore. Kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj Felajt, duke thënë se bashkëshorti i saj ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Garipi: 17/07/2023 19:58

    Kete mjafton ta shofesh ne surrat edhe kupton cdo gje…

    Përgjigju
  • Ela: 17/07/2023 16:45

    Bravo i qoftë që janë me shkollë dhe ju heqim kapelen, por që të jenë të gjjthë të afërmit e tu në një godinë, bie era nepotizëm dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga ty. Shumë kanë aplikuar për në Tiranë dhe nuk kanë ardhur dot dhe këtyre të tuve u miratohet direkt. Mos bëj moralisten kot, se këtu jetojmë dhe e dimë se çfarë prapaskenash e intrigash bëhen përditë me emërimet partiake e joprofesionale që bëhen nëpër poste ku është leku dhe tarafi.

    Përgjigju
  • Rreze dielli: 17/07/2023 16:29

    O shoqja Nafije, me fal shoqja ermonela. Po vari lesht atij muhabeti po he, vari lesht se ne kete vend cdo gje ne kete derexhe ka perfunduar.

    Përgjigju
    • Rreze hene: 17/07/2023 22:41

      fiks e ke thene. cfare llogike idiote zonja Nafije!!! kane 2 dekada qe pallojne prokurorine, keshtu qe rini urte, e i kane kaluar te gjitha testet e shokeve tane. fundi fundit, njera dore lan tjetren... keshtu eshte dhe fjala. jo te sillte ndonje statistike qe keta uzurpatore postesh ne prokurori qe jane te paster qelibar(qe nuk egziston dhe nuk eshte e mundur ne ate rumpalle prokurorie nder vite gjithsesi e perdorur sipas rastis sa majtas dhe djathtas) po godet me injorance dinamike e argumente boshe. Fijet ju moj zonje i keni njesoj me PD, e per ju vlen vetem shprehja e zotit Arbenori : ju jeni specialiste .... jo socialiste! dhe ka pasur vertet te drejte i ndjeri. Se si levizin levat ne hije, keto jane dicka shume me e turbullt, e kjo mbase ha debat ... po me ke e nga kush? pretendon te shpjegoje nepotizmin shqiptar ne prokurori dhe ngado .... uh jalla jarebi. Aty pune mund te zesh e mbash vetem me SMS, eshte e qarte rruga e vetme drejt suksesit. Se si mund te beje llogjike nje njeri qe nuk ka pasur asnjehere nje trajmin formal mbi llogjiken ... eh vetem ai lart e di. S'ka problem o Nafije Felaj, na i mbushe mendjen gjithesesi.

  • joker: 17/07/2023 16:14

    mohoje sa te duash o ermonela , poeshte populli i lodhur se nuk i ha kush kto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë