Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat, ndërsa është para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryeministri Edi Rama thekson se neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike ku flitet për periudhën e krijimit të qeverisë së re dhe jo me zgjedhjet lokale.
'Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj.'- shkruan Rama.

Neni në Kodin Zgjedhor, foto e publikuar nga Rama
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një plan ambicioz për rritje pagash, në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, çka e çon Shqipërinë në nivelin e lartë të rajonit. Rama tha se pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare në dy faza.
Ndërkohë qeveria ka marr vendimin për të shpërblyer pensionistët me një vlerë monetare prej 5 mijë lekësh nga të ardhurat e taksës së jashtëzakonshme të prodhuesve e energjisë. I pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor për shpërblimin e pensionistëve teksa jemi rreth 45 ditë larg zgjedhjeve të 14 majit, Rama u shpreh se zotimin e kanë bërë muaj më parë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
44.3%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4147
Lajme të tjera
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
-
Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë! Nxënësit pastrojnë vijën liqenore të Fierzës! Rama: Gati për të pritur turistët
5 Qershor, 15:50
-
Emigrantët shqiptarë në Britani, Rama kritikon Sunak: E shpiku dramën për përfitime politike! E mjerueshme, lë shije të keqe
5 Qershor, 14:57
-
Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë dhe institucione, ja si mund të aplikojnë të rinjtë! Muzhaqi: Bëhuni pjesë
5 Qershor, 08:08
-
Rama ndan fotot nga festivali i 'UNUM' në Shëngjin: Marrin pjesë 95 artistë ndërkombëtarë dhe mbi 20 mijë të rinj nga e gjithë bota
4 Qershor, 22:20
-
Diplomaci e puthjeve… Pse sjellja e z.Rama në samitin e Moldavisë, nuk është as e papritur, as e habitshme
4 Qershor, 21:18
-
Basha: Berisha i shqetësuar nga rikthimi im! Ish deputeti demokrat i bën thirrje: Kafsho 'ujkun'! Duhej ta kishe bërë në 2013, por dhe tani na ke prapa
4 Qershor, 18:58
-
Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës
4 Qershor, 12:52
-
Deklaratat e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Berisha: Iu përvesh Kurtit për të mbojtur Vuçiçin! Mendon se do krijojë mëshirë perëndimore për veten
3 Qershor, 18:23
-
FOTOLAJM/ Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia, Kosova e rajoni ndaluan në sheshin 'Skënderbej'
3 Qershor, 17:39
-
Rama vizitë në Kalabri i shoqëruar nga 3 kryebashkiakë! Shkëmben dhurata simbolike me peshkopin e Eparkisë Arbëreshe të Ungrës
3 Qershor, 17:02
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
Habitem se si nuk janë lëshuar akoma suflaxhinjtë për të mbrojur liderin, madhështinë e tij, të pagabueshmin emrin e të cilit nuk guxoj ta përmend sepse atë e njohin deri në galaktikën M569L, në Universin e 3-të paralel... Edvin Ramën.
PërgjigjuO njish, o yll, o adhurues i sè bukurès. Ata te tezgat e gabit, mund tè mèsojnè prej teje. Ti je idhulli i tyre. Ata, kanè vetèm tezgèn, ndèrsa zotrote e bèn shtetin tezgè. Rri e mendohem pèr njè moment nèse ka ndonjè vènd tjetèr nè kontinentin tonè, ku kryeministri shpèrndan dhurata nga arka e shtetit, 1 muaj para zgjedhjeve? Jo jo,,tezga tè tilla nuk njeh kontinenti.
PërgjigjuU betua njëherë qeni që s'do hante më [email protected] Pas një farë kohe e kapën prapë duke ngrënë. Qeni pa e prishur terezinë u tha: - ore analfabeta politik, unë isha betuar qartësisht për të njomin. Ky është i that
Përgjigjukushdo qe beson qe rritja s'ka lidhje me zgjedhjet eshte NAIV....
Përgjigjusi ke kurajo dhe pergjigjesh ngele ne televizor cdo dit sec bente sala
Përgjigju