Akuzohet për abuzim me të mitur dhe pornografi, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Akuzohet për abuzim me të mitur dhe pornografi, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi

Devish Hasi

TIRANË - Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi.

Në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë që u la në fuqi nga apeli i juridiksionit të përgjithshëm më 7 shkurt të këtij viti.

Hasi akuzohet për abuzimin me një të mitur që e prezantonte si një nga gratë e tij, si dhe për pornografi.

42-vjeçar u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohet se prej 2 vitesh ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.

Mjeku i arrestuar ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

Fillimisht ka qenë Gjykata e Tiranës që vendosi masën e 'arrestit në burg' për Hasin, më pas mjeku e ankimoi në Apel, por më 7 shkurt kjo gjykatë la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë