TIRANË - I mësuar të hyjë në derën e SPAK disa herë pasi thotë se kallëzon afera korruptive, këtë herë “super investiguesi” i Sali Berishës dha llogari para prokurorisë për mbi 2 orë si person nën hetim. Akuzat në drejtim të tij janë të forta. E para lidhet me falsifikimin e rëndë në 2 raste, për diplomën e gjimnazit që nuk e ka dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit sikur e ka diplomën, kur kandidoi për deputet dhe më pas për kryetar bashkie të Tiranës.
Kallëzimi penal është bërë nga avokati Idajet Beqiri, raporton gazetarja Keti Banushi. Për këtë dosje të rëndë, të cilën Report Tv e ka raportuar më herët përmes disa investigimeve, Belind Këlliçi refuzoi sqarimin publik pasi doli nga SPAK.
"Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shterues për shpifjet, vrerin e hedhur ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve 5D. Kreu i së cilës doli nga kolegët e SPAK. jam i hapur për çdo pyetje dhe çdo sqarim të mëtejshëm me mua, familjen time që nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot. Jam sqarues. Në raport me ndodhitë e ditës. Për herët të dytë brenda viti kreu i bandës 5D u paraqit në SPAK. Nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar që nga 1986 do më mbyllë mua gojën e ka gabim. Lërini mënjanë dhe më dilni përballë kushdo që do të më intimidojë. Kushdo që ka diçka në raport me mua të nxjerrë fytyrën ballë për ballë siç e kam nxjerrë unë.
Të vërtetën e kam thënë publikisht, e kam sqaruar para mediave, e kanë sqaruar edhe gazetarë që kanë ndjekur çështjen, e kam sqaruar edhe para SPAK. Kjo është çështje që është ezuauruar nga mediat, në 2021, në 2023, nuk kam ndërmend të jap sqarime. Ato sqarime që i kam dhënë më shkrim pranë SPAK. Arsimi dhe edukimi im është një nga krenaritë më të mëdha, jam diplomuar në Coppin University, kam ndjekur gërmë për gërmë ligjin amerikan. Jam një nga krenaritë e Harry Fultz. Kam shok klase, kam mësues, nuk jam anonim që s’më njeh askush, mund të shkoni në 8-vjecare të pyesni. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe", tha Këlliçi pas daljes nga SPAK.
Një tjetër çështje për të cilën dha llogari Këlliçi, burime bëjnë me dije se është ajo e deklarimit të rremë të pasurisë, pasi nuk ka raportuar për pasurinë e bashkëjetueses së tij, Ana Shkreli, vajza e Artan Shkrelit. Për t'i shpëtuar hetimeve të SPAK, Këlliçi u distancua nga gruaja e tij duke thënë se nuk jetojnë së bashku dhe nuk është i vetmi politikan që e bën këtë distancim në dyert e SPAK.
"Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj", tha Belind Këlliçi.
Çështjen e tretë për të cilën u pyet për 130 minuta nga hetuesit e posaçëm, Këlliçi e zbuloi vetë dhe që lidhet me kush ia pagoi foton me Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare", tha Këlliçi.
Në kallëzimin e avokatit Idajet Beqirit, thuhet se Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin "Harry Fultz" në Tiranë pra nuk ka diplomë të shkollës së mesme. Këlliçi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.
Investigimi i Shqiptarja.com
Në prill 2023 shqiptarja.com publikoi një investigim me 4 pjesë ku sillte të faktuar me dokumente si ish kandidati për kryetar bashkie kishte falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare.
Këlliçi në SPAK
Dosja e Belind Këlliçit po hetohet nga prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj. Prej orës 14:00-16:00, Këlliçi u pyet në SPAK lidhur me kallëzimin penal të Idajet Beqirit. Gënjeshtrat mbi diplomën e shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare, që i kanë bërë njohjen e diplomës Bachelor si po ishte Master shkencore, ngre pikëpyetje të shumta edhe mbi punësimin e Belind Kelliçit në Shqipëri pas kthimit nga SHBA.
Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com
INVESTIGIMI 1 : Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme, ja dokumentet që provojnë se si mashtroi universitetin amerikan dhe shtetin shqiptar
INVESTIGIMI 2 : Thellohet skandali, zbulohet dokumenti ku Belind Këlliçi, me dorën e tij, ka gënjyer duke deklaruar se ka ‘përfunduar shkollën e mesme’
INVESTIGIMI 3 ; Zbulohet gënjeshtra tjetër e Belind Këlliçit: Kam dëftesë pjekurie! Por shkolla 'Harry Fultz' e përgënjeshtron: Nuk është e vërtetë
INVESTIGIMI 4 : Skandali, Belind Këlliçi filloi punë Drejtor në 2009, por Ministria e Arsimit ia njohu diplomën në 2010! I shkaktoi dëm ekonomik shtetit shqiptar, duke përfituar dhjetra rroga pa diplomë
Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me partneren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi ishte pyetur edhe se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses së tij Ana Shkreli.
Mirëpo, për t'i shpëtuar hetimeve të SPAK, Këlliçi njësoj siç veproi më parë dhe Ilir Meta me Monika Kryemadhin, u distancua nga gruaja e tij duke thënë se nuk jetojnë së bashku. Këlliçi pretendoi se Ana Shkreli jeton me familjen e saj dhe kujdeset për ta.
'Më është kërkuar për disa detaje të hetimit që të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllanë e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të', tha Belind Këlliçi.
Belind Këlliçi u pyet sot për 2 orë në SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.
Por vetë Këlliçi pasi doli nga SPAK pranoi se është pyetur edhe për foton e realizuar me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.
“Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK”, tha Këlliçi.
Fotoja e Këlliçit me Trump shkaktoi bujë pasi aktivistja shqiptaro amerikane denoncoi se një takim i tillë kushton të paktën 25 mijë dollarë. Madje, Kokalari publikoi edhe foton e ftesës së një një eventi të Trump në Fayetteville NC, ku thuhej qartë se një foto me kandidatin presidencial kushton 25 mijë dollarë.
Donald Trump dhe Belind Këlliçi
Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.
Ish-kandidati i PD që humbi në Tiranë me 60 mijë vota, ka parkuar Audin luksoz para dyerve të SPAK-ut, siç shihet në foton që sjell Shqiptarja.com.
Nuk dihet nëse kjo makinë, që kushton mijëra euro, është e tij apo e ndonjë të afërmi të tij, pasi siç ka deklaruar edhe vetë më herët në një intervistë kur ishte ende deputet, ai ndihmohet ekonomikisht nga vëllai i tij, Reshardi, sepse paga e deputetit nuk i mjaftonte për të mbyllur muajin.
TE GJITHA SULMET BEHEN ME REGJI,,,SULMOHET KELLICI SE I NXORRI AFEREN 5 D, DHE VELIAJ,,....SULMOHET NOKA SE BEN SHUME PROTESTA,,,SULMOHET SHEHAJ SE NXORRI AFEREN E RRUGES TE UNAZES 20 MILION EURO/KM....DHE KORRUPSIONIN E XHACKES ME RESORT 5 YJE,,,,MBI TOKA TE GRABITURA....DHE GJIKNURIT PO ASHTU...ACE MBANI MEND KUR RAMA MBYLLI BIZNESIN CALL -CENTER E SHEHAJT NE TIRANE,,,, PALLATI ISHTE PA LEJE DHE I MBYLLNIN ZYRAT AGRONIT,,,KUR AI PUNONTE ATY ME QERA...PO QE SE NUK ARRESTOHET DHE DENOHET ERION VELIAJ ME 10 VJET BURG..SPAKU DREJTOHET NGA PS...
PërgjigjuShollimi jot qenka krenaria??? Ne shkolle te mesme tallnim rakun me ty se ishte shume i zgjuar
PërgjigjuStudimi jot krenaria me e madhe qe ke??? Po ne shkolle tallnim zarin me ty qe ishe komplet kerriç.
PërgjigjuBelind Këlliçi HAJDUT , KRYEKRIMINEL dhe FUNDËRRINË e URRYER e Sali KRIMIT duhet tè mbaroj DËNIMIN në SHQIPÈRI dhe pastaj duhet tè EKSTEADOHET nè USA pèr MASHTRIM , sepse ka KRYER KRIM FEDERAL !!! DIPLLOMA ështē e DIGURT 100 % që do ti hiqet BYTHËZIUT JEVG të Artan Shkrelit , POR do bèj edhe BURGUN , në BURGJET FAMÈKEQE FEDERALE AMERIKANE , dhe do t'i KONFISKOHEN të gjitha JEVGUT të FËLLIQUR , të PËSHTIRË dhe të URRYER të Artan Shkrelit MAVRI me BOJË !°°
Përgjigjuevgjit hesapi ose turkoshak si ka fytyren hajt se ta ngjesh dhe amerikani tani qe genjeve univesritetin,e hongri dhe trimi
Përgjigju6 artikuj per nje diplome, 1 per 500 mln euro te vjedhura. Zonja dhe zotërinj media e pavarur.
PërgjigjuFuteni brēnda jevgun e mutit Blendi Kriçin, Zarin e kriminelit hajdut Malokut sali bajga flliqsira.
Përgjigju80% hyjne ne politike per tu pasuruar, nuk ka asgje per tu habit per cdo politikan qe del para drejtesise…Mjafton te shohesh sa jemi zhvilluar dhe perkeqsuar si shtet keto 30 vite “demokraci”
PërgjigjuPo ky qenka me 8 vjecare
PërgjigjuKur e degjoj qe shan e fyen policet si rrugac me vjen peshtire ! Kjo eshte gjuha qe duhet te tregohesh besnik dhe i besueshem per kryetarin ?
PërgjigjuDo behet shok me salianjin me ne fund
PërgjigjuFlliqsire
PërgjigjuKy mashtrues ordiner te shkoj para drejtesise
Përgjigjuhajde lajm i madh hajde, paskeni kap peshkun e madh o gazetaret e shittalia.comsit
Përgjigju@Tankisti Ka hall mos merzitet joteme se i nxorre haput naten e haremit qe kaloi te kasollja e jevgut te lagjes.
Po pse te duket pak ty te kesh ne parlament nje njeri pa edukimin e duhur? Ata qe te drejtojne ty dhe mua? Ata qe bejne ligje? Me ate fjalor qe i dretohesh policis ?
U merzite ti?