Alban Daci: Këta janë të gjithë njësoj, modeli krahasues është dështimi për të bërë diferencën!

Alban Daci: Këta janë të gjithë njësoj, modeli krahasues është dështimi për të bërë diferencën!

4 manekina duke u djegur para Kuvendit

Klasa politike aktuale ndodhet në një krizë të madhe dhe kjo nuk ka lidhje me përfaqësimin e qytetarëve, për të justifkuar arrogancën apo dhunën e tyre në emrin e po qytetarëve.

Politika shqiptare, tashmë me një sëmundje kronike nuk arrin të kuptojë se Shqipëria ka ndryshuar ose se Shqipëria ka nevojë të ndryshojë. Ka një dilemë të madhe nëse duhet të ndryshojnë shqiptarët apo politika. Sipas asaj që shikojmë cdo ditë, edhe vetë shoqëria shqiptare ka një krizë të madhe dhe kjo në fakt është edhe për faktin se është e infektuar nga politika e cila model funksionimi dhe realizimi ka vetëm përplasjen dhe dhunën. Në shoqëri me tranzicion ka dilema nëse shoqëria duhet të ndryshojë vetën dhe politikën, ose një lider apo një politikë e guxinshme të ndryshojë vetën si shembull e pastaj të punojë për të orientuar edhe shoqërinë drejt ndryshimeve të demokratizimit dhe përmisimit.

Situata aktuale e dëshpëruar politike si një vazhdimësi thuajse 34 vjecare, më të njëjtën muzikë, ku ndryshojnë vetëm këngëntarët sipas kohës, por spektakli mbetet i njëti, ai i pëprlasjes dhe i dhunës. Polika shqiptare e ka paguar edhe vetë shtrejtë me këtë muzikë, por tek e fundit ky është modeli i saj. Problemi është se e kanë paguar dhe vazhdojnë ta paguajnë padrejtësisht qytetarët, që shpesh të pafuqishëm dhe thuajse të dorëzuar, shpeh zgjedhin heshtjen, indiferentizmin deri në nënshtrimi ose në ekstremis largimin e tyre përfundimtar nga vendi.

Meqë politika me dëshminë e saj thuajse 34 vjecarë sic ka dëshmuar nuk ka vullnet ose thuajse e ka të pamundur të ndryshojë vetën për të mos menduar fare në impenjimin e saj për të ndryshuar edhe shoqërinë dhe vendin. Atëhërë, duhet të jenë qytetarët që më forcën e votës dhe demokracisë të ndryshojnë bandën muzikale të politikës e bashkë me ta edhe spektaklin e dhunës dhe të papërgjegjshmërisë.

Shqiptarët, shkojnë cdo ditë në punë, përpiqen të gjejën punë ata që nuk e kanë, jetojnë në një shoqëri me plotë sfida e probleme e ndërsa politika, të paguar nga shqiptarët vazhdojën spektakle të një realiteti që nuk bën pjesë më në problemet dhe sfidat e përditshmërisë së qytetarëve.

Parlamenti, përtej jusitifkimit se e bëjnë e janë aty për qytetarët është kthyer tashmë në një ishull të ngjashëm me “Alkatraz”, i izoluar dhe jashtë realitetit që vetëm me shqiptarët nuk ka më kurfarë lidhje. E drejta e përfaqësimit, mundësia e përfaqësimti dhe modeli i përfaqësimit janë cështje që duhet të diskutohen me seriozitet. Imagjinoni sikur qytetarët me idenë e të drejtave të tyre pa kufizuara dhe me bindjen se përfaqësojnë një model të silleshin sic sillet ata që janë në Parlament. Më këtë arsyetim do të ishte njësoj sikur:

- Një nxënës pasi hyn në klasë dhe nxirret jashtë për sjellje të padisiplinuar të kthehet bashkë me familjarët dhe miqtë të hyjë edhe më dhunë në klase me argumentin se: shkolla është publike, është ndërtuar me fonde publike ku edhe prindërit e mia kanë paguar taksa!

- Imagjinoni sikur dikush shkon për darkë tek miku i familjes më krushqi dhe pasi kërkon të rrah të gjithë anëtarët e asaj familje, kryefamiljari e nxjerrë përjashta e ndërkohë ai vazhdon t’i bjerë derës me grushtë apo me mjete të forta për të hyrë brenda, sepse i ka dhënë vajzës dhe për këtë arsye s’mund ta nxjerrë jashtë.

- Imagjinoni sikur një qytetar në autobus, pasi nuk paguan biletën duan ta zbresin dhe ai bën rezistencë duke dhunuar të pranishmit me idenë, se transporti është publik dhe si qytetarët I atij vendi nuk mund të largohet dhe të ec në këmbë.

Nuk ka demokraci pa rregulla dhe nuk ka një rregull që kur Pozita është antiligjore, edhe sikur të jetë kështu edhe sjellja e Opozitë duhet të jenë në të njëjtin standard, sepse vendi do të përfundonte në anarki dhe në një situatë të tillë të humbur do të ishin vetëm qytetarët që nuk kanë privilegje dhe mundësi për tu mbrojtur.

Kjo klasë politike duke qenë njësoj që në gjenezë, përdor në mënyrë të dëshpëruar krahasimin mes vetës si mënyrë të dëshpëruar për të mos bërë diferencën.  Ja disa nga krahasimet që po bën kjo klasë politike që nuk dëshmon asgjë tjetër veçse fundin e misionit të saj në një vend që pretendon ose kërkon të jetë demokratik:

- Ne po bëjmë dhunë për të hyrë në Parlament, sepse edhe kur ishit në Opozitë e keni bërë një gjë të tillë.

- Neve po na arreston drejtësia e prandaj duhet tu arrestojë edhe juve

- Ne duam e do ta bëjmë mosbindjen civile, sepse edhe ju e keni bërë

- Ne do bëjmë zhurmë e përtej saj në sallën e Kuvendit, sepse edhe ju kur keni qenë në opozitë e ke bërë një gjë të tillë duke hipur mbi tavolina.

Shqiptarët kërkojnë diferencën për të cilën kanë nevojë për të pasur shpresë. Për fat të keq nuk e gjejnë këtë diferencë, por shikojnë një uniformitet brenda llojit që ua bën akoma më shumë pesimiste të ardhmen e tyre. Diferenca politike duhet të jetë shenja e shpresës për një të ardhme më të mirë. Nëse politika nuk ndryshon vetën e aq më pak shoqërinë, atëherë duhet të jenë vetë qytetarët që më forcën e votës t’i thonë jo kësaj klase politike, e cila ka dallimet e krahëve për orientim për ulëset në sallën e Kuvendit, por në metodologji, model dhe aksion është njësoj si dje dhe sot.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot