Albanologjia në rrezik, studiuesi Vehbiu: Duhen masa urgjent! Media, promovim amatorizmit dhe konspiracionizmit!

Albanologjia në Shqipëri është në krizë dhe nuk ka ndonjë mënyrë të shpejtë për të dalë nga kjo krizë, sa kohë që publiku humbet gjithnjë e më tepër besimin tek institucionet që praktikojnë, mirëmbajnë dhe çojnë përpara albanologjinë. Kjo është ajo çfarë vëren mes të tjerash studiuesi Ardian Vehbiu, në ligjëratën e tij “Kriza e autoritetit në albanologji”, të mbajtur mbasditen e kësaj të enjteje në mjediset e qendrës “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare.

Sipas tij, ajo çfarë mund të bëhet në këtë kontekt është puna për të promovuar shkencën dhe në përgjithësi dijen në shkollë dhe kultivimin te brezi i ri të të menduarit kritik. Sipas tij, në këtë drejtim, duhen shfrytëzuar të gjitha hapësirat që ofron media, nga ato më tradicionalet, siç është televizioni, deri te media sociale.

 “Në një kohë kur shkenca është zhdukur nga vëmendja e publikut dhe nuk konkurron dot më me konspiracionistët dhe horoskopet, albanologjia, e vetme, nuk ka shans të restaurojë autoritetin që ka pasur dikur.”, - thotë Vehbiu.

Sipas tij, sistemi i komunikimit masiv ka hequr dorë nga edukimi i publikut, duke luftuar vetëm për të fituar vëmendjen e tij dhe përpjekjet që nuk mungojnë për ta shndërruar dijen albanologjike në një lloj krahu shkencor të ideologjisë kombëtare, do ta rëndojnë edhe më tej krizën.

“Brenda ideologjisë kombëtare si të tillë, albanologjia serioze nuk konkurron dot me përrallëtarë dhe demagogë, që sa vijnë dhe shtohen. Lufta duhet të bëhet në fushën e arsimit dhe shkencës dhe jo në ideologji.”, vijon ai.

Vehbiu solli në vëmendje edhe artikullin e revistës “Science”, që flet mes të tjerash edhe për kohën kur ishte ndarë shqipja e hershme nga familja indoevropiane dhe  i pritur me entuziazëm nga të ashtuquajturit “alternativë”. Sipas Vehbiut, artikulli përdor një metodë statistikore të sofistikuar, por në thelb, studimi nuk ka diçka kaq përmbysëse dhe mbetet ende për të folur në lidhje me të.

“Alternativët dolën në televizion dhe thanë se artikulli hidhte poshtë rezultatet e albanologjisë tradicionale, duke hapur një epokë të re në parahistorinë e shqipes, pa e kuptuar se metoda e analizës e përdorur në artikull mbështetetej tërësisht në ato bashkësi fjalësh të identifikuara në bazë të metodës historike krahasuese. Data e shkëputjes së shqipes nga trungu i familjes indoevropiane 6000 vjet më parë, llogaritja e saj varet nga etimologjia e fjalëve të shqipes që ata morën në konsideratë dhe këto etimologji janë arritur të gjitha me metodat tradicionale.”, - shton ai.

Gjatë ligjëratës u bë me dije edhe që sapo ka dalë në qarkullim libri më i ri i Ardian Vehbiut, i titulluar “Përrallëtarët e gjuhës shqipe” (botimet "Naimi"), ku ai përpiqet të tregojë se çfarë ka ndodhur me mendimin albanologjik dhe me përfytyrimin që ka publiku për albanologjinë dhe historinë e shqipes.

 “Libri kryesisht ka argumente gjuhësore. Nëse e merrni shpresoj të gjeni disa përgjigje, por më shumë do të shpresoja që t’ju lindin pyetje të tjera, të mëtejshme. Është një temë, që është mirë të angazhohemi të gjithë.”,- vëren Vehbiu.

Gjithashtu, revista “Peizazhe të fjalës” ka bërë një punë në këtë drejtim, duke u marrë me një seri shkrimesh për këtë çështje prej më tepër se dy vitesh, një projekt ky i iniciuar dhe mbështetur nga fondacioni “Fan Noli”. Disa shkrime nga këto shkrime të përzgjedhura janë botuar në një libër-antologji, që do të promovohet më 6 nëntor në Akademinë e Shkencave krahas librit të Vehbiut.

B.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nadir Memedi: 02/11/2024 01:43

    Ky Zoteriu a nuk i ka lezuar veprat e te madhit Petro Zhejit,Kastriot Melyshit,Albert Nikolles,Agron Dalipajt,Abedin Sutaj dhe te shum autoreve te tjere shqiptar dhe te huaj, a po nuk di fare per ekzistencen e tyre? Mbeturin e Diktatures.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?