Albin Kurti udhëton drejt SHBA-së në nëntor: Kur të tjerët shihnin kush fitonte, unë mbështeta Biden publikisht

Albin Kurti udhëton drejt SHBA-së në nëntor: Kur të tjerët shihnin kush fitonte, unë mbështeta Biden publikisht

Joe Biden dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në nëntor do të udhëtojë drejt SHBA-së për një vizitë zyrtare. Lajmin e bëri me dije vetë Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku deklaroi se do të shkojë në Amerikë për koordinim të brendshëm me Kosovën.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”,- tha Kurti.

Po ashtu Kurti thekson se Biden e ka mbështetur i pari paraprakisht e publikisht kur të tjerët shihnin se kush do të fitonte.

“E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti politik që e kam mbështetur paraprakisht e publikisht. Ndërkohë që ju të tjerët keni shikuar kush po fiton”, shtoi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

Dritëhijet e amnistisë! Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet