ALBtelecom me një
infrastrukturë rrjeti IPv6

Infrastruktura e rrjetit IPv6 të ALBtelecom është pranuar dhe certifikuar nga Qendra e Koordinimit të Rrjetit RIPE për Evropën, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë Qendrore, si një infrastrukturë që i plotëson të gjitha kushtet për të ofruar shërbim me standardet e duhura.

Bazuar në performancën dhe aftësitë shfaqur gjatë bashkëpunimit me këtë Autoritet, kompania ALBtelecom është certifikuar me yjet IPv6 në tre kategori: IPv6 Security, IPv6 Addressing, dhe IPv6 Essentials.
 
Gjithashtu Shqipëria, përmes kompanisë ALBtelecom renditet si një ndër vendet që mundëson shërbime IPv6, me lidhje ndërkombëtare interneti afërsisht 100 Gbps, duke u bërë pjesë e listës së shteteve që plotësojnë kushtet e shërbimit të internetit përmes protokollit IPv6.
 
Ky është një përmirësim i vazhdueshëm dhe proces optimizimi në teknologjinë e avancuar që ALBtelecom i ofron tregut shqiptar, duke i mundësuar atij kapacitete pa limit, akses dhe siguri të plotë në internet, duke u fokusuar plotësisht tek abonentët, për t’iu ofruar shërbimet më të mira.
 
IPv6 është skema e re e adresimit të pajisjeve të rrjetit apo të përdoruesve, që është projektuar për të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit nëpër botë. Duke shfrytëzuar këtë skemë, për të cilën kompania ALBtelecom është e certifikuar dhe ka marrë yjet përkatëse IPv6, çdo përdorues interneti dhe çdo pajisje në Shqipëri mund të aksesojë dhe mund të aksesohet në të gjithë botën, pa limit në sasinë e pajisjeve që duhet të lidhen në internet.
 
Në ditët e sotme, në kohën e internetit, kjo teknologji e fjalës së fundit do t’ju mundësojë të
 
automatizoni pajisjet tuaja personale ose shtëpiake, proceset e punës në distancë etj., pa limitim në vendndodhje apo numër pajisjesh për çdo përdorues.
 
Për informacion më të detajuar rreth shërbimeve të internetit përmes protokollit IPv6, mund të telefononi në numrin 123, 24 orë në 7 ditë, ose të përdorni bashkëbisedimin ( chat) online në faqen zyrtare www. albtelecom.al , ose adresën e e-mail: [email protected].

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen