Aleancë pseudorevolucionare mes sharlatanësh

Aleancë pseudorevolucionare mes sharlatanësh

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Në një shoqëri me jetë të zbehtë qytetesh e fshatrash të zbrazur dhe ku jetesa në bashkësi shpërfaqet me grindje, mërzi, pengesa dhe hendeqe, edhe partitë politike nuk mund të jenë ndryshe. Ato bëhen epiqendra nga “vilet” jeta dhe kënaqësitë. Rreth tyre mblidhen njerëz “të besuar”, por sidomos produkte servile, që janë të afta të nxjerrin aparatet partiake. Çdo njëra prej tyre kthehet në geto familjare, krahinore, që udhëhiqet nga kujdesi për të infiltruar anëtarët në strukturat e pushtetit e vënde të tjera që rrjedhin nga ai numër prej rreth 100 mijsh buxhetorësh. Ndaj lufta për këtë pushtet e privilegjet e saj nuk njeh rregulla. Aleatë të tyre bëhen sa shpifja e demagogjia, aq dhe agresioni verbal. Ky është shkaku pse partitë janë bërë sot më të rëndësishme se interesi shoqëror.

Është kjo përparësi, ky pushtet i dashur, që qendron në thelb të çdo thirrje që i bëhet njerëzisë për protesta popullore. Grumbulli sa më i madh i tyre u jep guxim edhe qylsave të Lulit(siç i quante një gazetar i njohur në një shkrim të para disa ditësh, partitë e vockëla të kryetarit të përjetshëm). Ajo që bie në sy për protestën e 16 shkurtit është kërcënimi, agresioni verbal për ushtrim të dhunës, për ta sjellë ndryshimin që ëndërrojnë jo përmes votës, por përmes forcës. Çfardo lloj spurdhjakësh këto ditë kanë folur për dhunim të ligjeve e kushtetutës. Janë thirrur në ndihmë dhe njerëz të botës së krimit, nga ata që grabitën e vunë pasuri sepse ishin në shërbim të Berishës. U bëhet jehonë kërkesave për zgjedhje të parakohëshme.

Kur ndodh (siç rëndom ngjan tek ne) agresioni me fyerje, shpifje e fjalë “pa doganë”, ata që e bëjnë e dinë mirë se është shprehje e të keqes te njeriu. Dhe opozita e ka kthyer në qëllim përparësor këtë, duke vrarë prej kohësh dialogun. Për shumë syresh, toleranca e dialogu as që duhet zënë më në gojë. Të gjithë, pa përjashtim, por sidomos kryeministri Edi Rama, pra fituesit e zgjedhjeve të fundit, ata që ndodhen në drejtim të pushtetit administrativ, quhen kriminelë, hajdutë, të droguar, trafikantë, të korruptuar, të kapur nga krimi e droga, etj. Edhe kështu mund të jenë, por sistemi demokratik, ai ligjor dhe aspirata europiane me rregullat e saj, kërkojnë të respektohet e zbatohet parimi i prezumimit të fajit. Askush prej tyre, Berisha ose Basha, apo kushdo tjetër, nuk i dërgon akuzat të shoqëruara me provat në prokurori, por vërtiten anës rrugëve magjistrale në takime populiste, ku përsëritin deri në lodhje akuzat. Shumica di të kuptojë se këto janë shpifje me qëllim shpëlarjen e trurit të viktimave, që presin të sjell batica dhe se demagogjija boshe është shprehje e të ndodhurit në humbëtirë pa udhë, pa program.

“Dua qeveri teknike...thirri mëndjes shpejt, ndryshe të rrëzoj në 16 shkurt”, ishte “kushtrimi” për luftë, që Lulzim Basha bëri nga foltorja e parlamentit. Nga buron ky agresivitet, sa demokratike është pjella e të shikuarit të tjetrit si armik i betuar. Natyrisht e patjetër edhe si tradhtar i kombit? Nga ç’komplekse ngrihen grupet që krijojnë e përhapin gënjeshtra të pashembullta, si ajo që Edi Rama ka blerë krerë europianë me paratë e drogës së shitur? Vetëm një tru i sëmurë ndodh ta shtyjë imagjinatën në këta kufij.

Fanatizmi politik dhe urrejtja kanë fituar terren me bashkimin politik të PD-së dhe tregtarëve të LSI-së, një aleancë kjo që nuk buron aspak nga parime. Përkundrazi, pasi bëjnë sikur kanë hedhur pas krahëve grindjet e vjetra e mëndjelehta, shoqëruar ndërsjelltazi me akuzat më monstruoze, shfaqen në skenën komike si dy aktorë tragjikë. Këto dy palë, pak kohë më parë “me libër shtëpie” i bënin kronikën historike njëra-tjetrës. Është pak t’i quash sharlatanë! Së bashku ishin kur vranë katër veta në 21 janar dhe plagosën disa dhjetra. Tani i ka bashkuar halli i përbashkët. Kompromisi i bashkëpunimi është ndarja e pushtetit, pra 20 përqindëshi u takon “integruesve”.

Kompromisi i tyre për të rrëzuar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisë, nuk vjen vetëm nga etja për pushtet, por edhe nga frika e pastrimit të asaj ngrehine të qelbur, me emrin Sistem Drejtësie. Ishte ky një nga investimet më serioze të pushtetit të Sali Berishës, ku hapësirat e prokurorisë e shkallë organesh drejtësie u zunë nga besnikët e partisë, farëefis e krahinorë. Qëllimisht ju la udhë dhe u inkurajua korruptimi. Tashmë, kjo ngrehinë e qelbëzuar po rrënohet gradualisht e një ditë do bjerë përfundimisht, për t’i hapur udhë një sistemi drejtësie të shëruar e të shëndetshëm. Shërimi i saj është halli më i madh i aleancës, sepse e dinë, që nëse rrjedha normale e vetingut, nën kujdesin e Europës, do rimëkëmbi sistemin, do hapen dosje krimesh, që si mbyll dot më askush.

Po pse vallë kjo aleancë sharlatanësh shtiren si revolucionarë, të cilët madje guxojnë të thonë se, për realizimin e qëllimit do  shkelin e kapërxejnë detyrimet kushtetuese të shtetit demokratik. A janë ata vërtet kaq trima? E shumta që mund të presësh prej tyre është dhuna ndaj policisë dhe dhunimi i institucioneve. E kur vjen puna te gurët që i hidhen policisë së shtetit, të jepet mundësia të njohësh karakterin e shoqërisë. Në sjelljen ndaj policisë kushdo nxjerr përfundimet: shihet si armik apo si mbrojtës i qytetarëve?

Në kujtesën e re kolektive, që zu fill me postkomunizmin, do ngelet e pa harruar trashëgimia më e trishtueshme, koha e sundimit autoritarist berishjan. Politika dhe drejtimi i shtetit nga Sali Berisha ishte një katastrofë për demokracinë e re shqiptare. Dhe katastrofa erdhi edhe në mënyrë konkrete, në formën e humnerës së vitit ’97. Ishte kjo periudhë kur u kultivua dhe aplikua llogjika e asgjësimit të armiqëve në kushtet e rendit demokratik e paqes sociale. Ndaj dhe demokracia e brishtë e sapo vendosur dhe paqja sociale u shkatërruan. U krijua atëbotë një klimë ku paligjshmëria gjeti strehë kudo, u lejua që korrupsioni të zhvillohej sa hapur aq dhe në heshtje. Më tej, pasoi tragjedia e shkatërrimit dhe grabitjes së pronës shtetërore nga klika në pushtet, që i vodhi dhe varfëroi edhe më shumë shqiptarët e ngratë e të vuajtur nga sundimi diktatorial. Nga hiri i revolucionit demokratik doli një klasë e re të pasurish, që përfshinte familjen. Deziluzioni që pështjelloi njerëzit fliste për rënjen e demokracisë. Ndaj, kur bëjnë thirrje për rrëzim të pushtetit të ligjshëm, para se ta baltosësh e pështysh tjetrin, duhet të mendohesh mirë se mos të njohin kush je, se mos kjo pështymë të bie në surrat?!

Si mision paraprak të saj opozita sheh t’i tregojë botës çka më të keqe Shqipëria. Këta gëzojnë si fëmijë kur ndodh ndonjë e keqe (siç ngjau në Kavajë). Në vargun e shpifjeve pasoi në parlament shantazhi ndaj Ministres së Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm. Autorët e pështymave sa mbi qeverinë e sa mbi Shqipërinë, këta parizanë të zgjedhjeve e zgjidhjeve  ekstreme derdhën në parlament gjithë përroin e lëtyrave, që nga mot ka qenë cip e mbushur me gënjeshtra. Botës kurrë si kanë munguar si gënjeshtarët ashtu dhe të gënjyerit!

Në këmbënguljen e tyre, për formën që do ndjekin për marrjen e pushtetit, janë veç se qesharakë. Ata nuk kanë kurrfarë vizioni, nuk janë në gjendje të krijojnë asnjë program, përpos demagogjisë e premtimit se do ulin çmimin e energjisë elektike 300 lekë për litër. Mbi të gjitha, këta revolucionarë leninistë nuk e kanë idenë për realitetet politike që rrethojnë kombin, por ushqejnë kaosin e destabilizimin.

Partikracia, me antigjuhën e saj është bërë e pa durueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 11/02/2019 15:10

    Kjo debilja e Leshitdhise po ja kalon dhe Lul Bashes,eshte bere si sharabajge kjo doktoresha e leshit.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 10/02/2019 14:58

    I kujt ishte Genc Ruli qe ngs 7.7 leke kwh e beri 9.5 leke kwh energjine elektrike?

    Përgjigju
  • Konjak: 10/02/2019 14:01

    Me kete vrer pa torua ,ndaj opozites ,ja kalove edhe gazetareve me ne ze ,te kohes se diktatures komuniste.Ndryshimi nga ata eshte se ti e gjete armikun e pushtetit, brenda vendit,ndersa ata e luftuan armikun e jashtem ,si Don Kishot te vertete, por edhe ty je nje Don Kishot si velezerit e tu .S'le me balte e mallekime pa hedh mbi opoziten ,pa e vrar mendien, se ata i shoqeron gjysma e popullsise.Ti mendon se do perfitosh nga pushteti, duke manipuluar te tjeret, qe te besojne ato qe thua ti ,ndaj kundershtareve te pushtetit.Mendesi te tilla ,koha i ka lene pas.

    Përgjigju
    • Dosti: 10/02/2019 19:39

      Dhe pse pozita nuk u prek cdo gje e thene nga zoteria esht reale njisho.

  • Hinglateri: 10/02/2019 12:28

    Mire energjine do e ule Lulaqi me 300 lek per liter, po kete temin do e ngreje apo do e ule?

    Përgjigju
  • Robi: 10/02/2019 07:52

    Çmenduria e Nafije Dybekut i ka kaluar kufinjtë e një të çmendure, qysh se krijoi detashmentin erotiko_ naziskine të Jales me ca spurdhjake lriste nga Mamurrasi kjo ka parë ëndërr se me këtë Naziskinet e saj dhe me sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimka.. do vijë në pushtet me revolucion proletar leninist me 16 shtator. Duhet të dijë mirë se heshtja e 75 % të popullit që do Edi Ramën do ta fshijë nga faqja e dheut gruan e çmendur që imiton gruan e dr. Gebelsit re Rajhut të Tretë bashkë me sharebajgat e leshitdhise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!