Aleatët e Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë të votojnë, por t'i bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Grupi i krerëve të partive opozitare, me në krye të Fatir Mediun shkruajnë se e vetmja alternativë është qëndresa, duke e cilësuar 30 qershorin, si një farsë.
Ata e kanë vlerësuar urdhër-porosinë e kryedemokratit Lulzim Basha për të ndjekur të njëjtin model si në Shkodër, si një kërkesë të drejtë dhe krejtësisht legjitime, sipas të cilëve, po vendi rrezikohet nga zhdukja e demokracisë.
"Të nderuar qytetarë, si rrallëherë në këto tri dekada, vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që kërcënon një arritje të shenjtë për çdo popull: Pluralizmin politik. Në kundërshti totale me ligjin dhe me dekretin e Presidentit, tashmë të botuar në fletoren zyrtare të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ‘Rilindjes’ vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake.
Fasada institucionale me të cilën kanë veshur kapjen e tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, po përdoret për të simuluar ligjshmërinë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Përballë kësaj organizate, vlerat morale të së cilës u shpalosën qartë në sytë e gjithë botës nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, e vetmja alternativë është qëndresa qytetare.
Për këtë arsye, Grupimi i Qendrës së Djathtë, në unison me opozitën e bashkuar, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e procesit farsë të 30 Qershorit dhe të refuzojnë me neveri votime antikushtetuese dhe antidemokratike. Ne inkurajojmë Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj legjitim, për të bërë, as më shumë dhe as më pak sesa atë që bëjnë të gjithë popujt liridashës, nga të cilët ne frymëzohemi kur demokracia është në rrezik", shkruajnë Aleatët e PD-së.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
20.3%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhanë vendimin e 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për Fiona Papajorgjiin dhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese
26 Janar 2022, 10:27
-
KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt
17 Janar 2022, 13:28
-
Nga 'fati' i Metës në Kushtetuese, te akti final i 'betejës' në PD apo zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki! 5 ngjarjet 'e nxehta' që priten në arenën e politikës gjatë vitit 2022
2 Janar 2022, 14:32
-
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
9 Dhjetor 2021, 11:46
-
Skënder Minxhozi: Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon
7 Dhjetor 2021, 19:20
-
Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës
7 Dhjetor 2021, 17:11
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20
-
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
6 Dhjetor 2021, 13:16
-
Rrëzoi kërkesat për jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja zbardh vendimin: Nuk është në juridiksionin tonë! Voltana Ademi s'na vinte dot në lëvizje
2 Dhjetor 2021, 15:34
-
Po diskutoni për emër të ri Presidenti? PS: Meta është i shkarkuar nga Kuvendi por deri sa të shprehet Kushtetuesja është në detyrë
5 Nëntor 2021, 12:51
-
Skenari/ Meta pret Berishën të rrëzojë Bashën që të dekretojë zgjedhjet në 7 bashki?!
3 Nëntor 2021, 22:53
-
Ylli Pata: Çfarë parashikon shpallja e 'Venecias'-armik nga avokati i Ilir Metës?!
3 Nëntor 2021, 17:28
keta 5 mjerane te politikes shqiptare qe kane nga 12 antare ne partite e tyre vetem nga nje ne cdo rreth qe e kane dhe si kryetar dege jane duke u sjellur si pordha neper br*ke duke pritur fundin e perjetshem politik qe po afron,,,
Përgjigju