Alibeaj: Të hetohet kush i dërgoi të burgosurit e rrezikshëm në dorën e Enkelejda Hoxhës! Hysi: Politika të qëndrojë jashtë, SPAK të vijojë hetimet

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha një ditë më parë ka hapur debat mes ish-deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe deputetese Vasilika Hysi në emisionin 'Pa Protokoll' mbëmjen e sotme. Demokrati shprehet se thyerja më e madhe e logjikës në drejtësi, është kërkesa e bërë nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për shkarkimin e gjyqtares në janar të 2020, pasi duhet të ishte ILD që prej 9 muajsh duhet ta shkarkonte.

Sipas Alibeajt, arrestimi i gjyqtares është më shumë 'show' politik dhe juridik. Ai ngre problemin se si të gjithë të dënuarit që u liruan nga Enkelejda Hoxha, transferoheshin në burgun e Fushë-Krujës për t'u gjykuar më pas nga ajo. Enkelejd Alibeaj thotë se kjo duhet ta çojë hetimin më tej në drejtorinë e burgjeve të cilët janë përgjegjës për këto kalime, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë që është përgjegjës për drejtorinë e burgjeve.

"Thyerja më e madhe e logjikës në drejtësi është kërkesa e hetimit nga Ministrja e Drejtësisë. Duhet të ishte ILD që kur prej 9 muajsh kjo gjyqtare liroi 3 emra të krimit. ILD ka 9 muaj që nuk ka mundur ta shkarkojë që të mos vinte çështja deri këtu. Ky është problem i madh i reformës. Duket që është një shoë politik dhe juridik se sa një performancë nga sistemi i drejtësisë. Kjo gjyqtare ka liruar nga burgu disa koka të krimit. Si ka mundësi që këta kriminel gjejnë një spirale dhe shkojnë në dorën e kësaj gjyqtare? Kush i çoi në burgun e Fushë-Krujës? Është pjesë e drejtorisë e burgjeve që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që ka të drejtën për t'i liruar.

Shumë mirë që është kapur kjo gjyqtare, por a do shkojë kjo çështje deri tek drejtori i burgjeve, a do shkojë deri tek Ministria e Drejtësisë që është përgjegjëse kryesore. Unë them që është është vetëm një tentativë për të treguar se nga njëra anë reforma po funksionon dhe nga ana tjetër të godasë korrupsionin qeveritar.

Për ish-deputetin e PD-së, reforma në drejtësi ishte një nismë e votuar nga mazhoranca dhe opozita, por qeveria e propagandon si suksesin e tyre.

"Për këdo është krijuar ideja se mes mazhorancës dhe opozitës ka mendime të ndryshme për reformën në drejtësi. Emërimet në drejtësi ishin në mënyrë të njëanshme. Ka një gabim që bëhet, njëra palë, mazhoranca e konsideron reformën në drejtësi si sukses të vetë" - Alibeaj.

Por deputetja e PS-së, Vasilika Hysi shprehet se kjo çështje tashmë i takon SPAK-ut dhe se politika vetëm duhet ta mbështesë procesin deri në fund. Ajo thotë se reforma në drejtësi është produkt i mazhorancës pasi ka qenë dhe në programin e tyre elektoral.

"Kjo është një çështje në hetim, është SPAK që e ka për detyrë. Ajo që duhet të bëjmë, është ta mbështesim. Kemi për detyrë të garantojmë buxhet, burime njerëzore dhe infrastrukturë ne si politikë. Ne kemi punë për t'i siguruar të gjitha. Po, kjo reformë është produkt i yni pasi e kemi pasur në program. Mua nuk më vjen mirë që sulmohet kaq shumë reforma në drejtësi. Sulmohet kjo reformë në këtë kohë që duhet ta mbështesim reformën. Ne që jemi në politikë, duhet ta mbështesim" - tha Hysi.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha,u arrestua gjatë një seance gjyqësore ditën e djeshme për lirimin e një të dënuari tjetër. Mësohet se Hoxha do të lironte nga burgu Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Mes të arrestuarve është edhe vëllai i Petanit, Bledar Petani. Report Tv ka zbardhur emrat e plotë të arrestuarve, ku mes tyre  është edhe një pjesë e stafit të Gjykatës së Krujës, dhe mjekë, pasi këto të fundit lëshonin raporte fiktive shëndetësore për të dënuarit, në rastin konkret të Petanit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 13/02/2021 20:16

    Po 45 vjet te bej po ajo nen qe se shikon me te birin me sy

    Përgjigju
  • dardan: 13/02/2021 07:21

    Ky skandal e ve Drejtesine Shqipatre perpara dy reformeve: 1. Personat qe kane kryer krime te renda nuk duhet te gjykohen ne nenprefektura, por ne rang prefekturash. 2. Gjyqet te zhvillohen me juri nga qytetaret sec behen ne SHBA.

    Përgjigju
  • Jim: 13/02/2021 02:36

    Kush te dale nga hetimi le Te pergjigjet per keto Por Ai minister drejtesiene kohen e PD te na thote perse u liruan kriminele nga burgjet per fushate electorale ?

    Përgjigju
    • Dudumi: 13/02/2021 09:10

      ....e pra, fajin e ka Saliu

  • Bobo: 12/02/2021 23:11

    Alibej bajga.

    Përgjigju
  • Kloe: 12/02/2021 22:37

    Vasilika i bën këto skema se është eksperte Ata e pilotojnë të burgosurin të kërkojë lirinë në mënyrë që të shkojnë në dorë të Gjyqtares për ta djeg përmes përgjimeve Skema të vjetra të familjes Vasilika Hysi

    Përgjigju
  • Vloreee: 12/02/2021 22:30

    Mua me duket normal nje njeri ka ber 15 vjet burge sja vlen te mbahet me brenda... Po kta qe dalin ne televizor gjithe dite dhe imoren shpirtin ktij populli pse si fusin nja 10 vjet secilin ...... qe i meritojn... kan vrar... po vrasin.. si gjen gje... flasin per drejtesi pastaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion