Sa janë gratë e Kosovës të gatshme të bojkotojnë burrat dhe të votojnë për gra? Kjo është pyetja naive që më sillet kokës kohë pas kohe (pavarësisht se këtë nuk e konsideroj si të mirën supreme). Por pas kësaj gjithnjë me kujtohet ajo thënia stereotipe “Politika e biznesi janë fushëbeteja burrash”. Ndoshta sepse ende kjo është bindja që përcjellë jetën politike të Ballkanit, e sidomos të Kosovës.
Pesëmbëdhjetë vjet pas luftës, pos përcaktimit të kuotës për pjesëmarrje të grave në Kuvend, ende nuk është arritur një angazhim “normal” e i natyrshëm i gruas në politikëbërje. E ky angazhim normal nënkupton pjesëmarrje politike që është në proporcion deri diku të drejtë me numrin e popullatës që i takon kësaj gjinie.
Angazhimi i saj ende është tepër minimal. Pavarësisht se është gruaja ajo që ka paguar çmimin më të lartë të luftës në Kosovë. E janë me qindra ‘komandanta’ që rrahin gjoksin e sakrificave të tyre gjatë luftës! A e di kush sa heroina të shpallura ka Kosova, sa buste u janë ngritur grave? Athua sepse burrat janë heronjtë tanë e gratë janë viktimat e përhershme!?
Dhe politika e Kosovës vazhdon të jetë fushëbetejë e të fortëve, e atyre që ditën të shtyhen me bërryla, e hajnave, mashtruesve, kriminelëve, e dreqit e të birit, e të gjithë atyre që Kosovën e panë si një copë kulaçi që duhet ndarë mes “vëllezërve”…, ndërkaq ky vend po vazhdon të paguajë për këtë maskaradë lloji.
Në tërë këtë mbretëri injorance e dallkaukllëku, gruaja e Kosovës edhe pas kaq vitesh, jo çuditërisht, nuk arriti të organizohet në atë formë që të bëhet një forcë e përfillshme të paktën. Kemi parë edhe këto ditë ngarendjen e udhëheqësve të partive politike për të siguruar sa më shumë pushtet për vete. Thaçi dhe kompania e tij për të siguruar numrat e nevojshëm dhe Blloku për të siguruar votat për rrëzimin e tij. Asnjë grua në këto “allishverishe”. Dhe jo rastësisht! Kjo marrëveshje “xhentëlmenësh” ka të bëjë me punë burrash dhe posa ata të merren vesh, atëherë do t’ia sigurojnë ‘ndonjë gruaje’ ndonjë pozitë për të plotësuar dekorin e skenës politike dhe për të menaxhuar me hipokrizi dhe mjerueshëm pjesëmarrjen e barabartë.
Gratë në Kosovë, përkundër ligjeve të paketuara për bukuri dhe proklamimeve për barazi gjinore, nuk janë subjekte të barabarta në proceset që quhen demokratike. Ato shpesh janë mjaftuar në krijimin e disa forumeve brenda partive të tyre politike, të cilat më shumë i kanë ndarë gratë se sa i kanë bërë aktive brenda partisë. Ose e shumta që kanë bërë është shënimi i ditës kundër kancerit të gjirit dhe organizimi i festimit të 8 marsëve nëpër restorante. Kaq kërkuan gratë e këtyre partive dhe kaq ju dhanë burrat!
Pas kaq vitesh të krijimit të institucioneve të vendit, pas kaq vitesh të ekzistimit të një shoqërie civile (ashtu i thënçin!), pas kaq vitesh të ndërtimit të mediave të lira e demokratike (!), ende nuk ekziston një grup homogjene e grave të cilat do të punonin që të dilnin nga margjinat e ahengjeve festive. Janë për t’u përmendur angazhimet e Presidentes për pjesëmarrje në disa forume grash dhe inkurajimi i saj për ndërtimin e një barazie shoqërore, por kjo nuk mjafton. Sepse jemi duke e lënë të jetë një zë i vetmuar në një arenë të pangopurish për pushtet.
A nuk flet mjaft presioni që ditëve të fundit po i bëjnë liderët e partive politike Presidentes? A ka një zë të arsyeshëm në këtë skenën tonë politike, apo të gjithë reagojnë për të “forcuar pazarin”? Kur e sheh sulmin që nga të gjitha anët i vjen presidentes, nuk mund të mos e mendosh se në çfarë bote të meshkujve hiena të politikës po jeton një grua. Shyqyr që nuk varet prej tyre se moti e kishin gjetur se “ku e ka shkelur kushtetutën”! Por ndoshta edhe do ta gjejnë, sepse po shihet se po kërkojnë me “qiri e pishë” një “argument” të tillë! Sepse duket se kulaçi që po ndajnë s’po i ngop mjaftueshëm!
Megjithatë në gjithë këtë mësymje ndaj presidentes rol të rëndësishëm kanë luajtur si gjithnjë edhe mediat. Sa herë mediat kanë shkruar e folur për çantën e saj, e jo për milionat e keqpërdorura të një burri? Ndoshta sepse kjo formë e “hulumtimit” është “pa pasoja për shëndetin”, por edhe audienca del e ngopur dhe e ushqyer nga informimi dhe spektakli.
Kështu me vetëdije ose pa, ndërtohet ideja se nuk ka gra të zonja në këtë vend, por ka vetëm gra të cilave burrat ua sigurojnë një pozitë të caktuar. Këtë imazh të gruas e kanë konstruktuar të gjithë nga pak sot: politika (duke krijuar modelin e femrës dekor ose sa për të mbushur kuotën në parlament), shoqëria civile (duke krijuar viktimën e përhershme që ka nevojë për rehabilitim shoqëror) dhe mediat (duke prezantuar gruan si një qenie e bërë për t’u tregtuar “me linjat seksi” të saj).
E ato që nuk “përkasin” në këto kategori, ose nënçmohen e margjinalizohen në politikë, ose shumë pak i hyjnë këtij “arti të të mundshmes”. Ky depolitizim gjinor ju shkon për shtati burrave të cilët kanë shti në dorë të gjitha burimet e pushtetit, në një shoqëri ku lideri burrë është i autorizuar të krijojë hierarkinë dhe ku pushteti i burrit pranohet pa kontestim.
Shpeshherë kjo mospjesëmarrje e gruas në politikë është një lloj kritike dhe refuzimi për mënyrën e angazhimit politik të burrave. Jo pa të drejtë shumë gra thonë se si të gjithë politikanët burra janë të zhytur në keqpërdorime e mashtrime dhe si mund të bëhesh pjesë e një politike të tillë, të pamoralshme? Dhe këtu hapet tema e etikës në politikë, nga e cila janë të zhveshur shumica e atyre që bëjnë politikën.
Të kujtojmë “skandalet” me Vlora Çitakun, e cila qenka përqafuar me burrat e dynjasë (!), Mimoza Kusari që qenka paguar nga Pacolli, etj. Presidentes ende i përmendet “zarfi”, ndërsa kur burrat zgjidhen në këso lloj postesh, dalin, jo nga zarfi, por nga pazarllëqet më të pista… Punët e grave shikohen nga një tjetër kënd e me llupë, gabimet e tyre sidomos. Ndërsa suksesin s’ia falin. Ndoshta sepse figura e presidentes nuk ndjell frikë, ashtu siç ky popull është mësuar të respektojë pushtetin nga frika. Ose sepse golat janë për burra e gratë e shumta mund të jenë portiere në këtë “lojë”.
/Shqiptarja.com