Pas Ardian Dvoranit, i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë, një personazh misterioz me inicialet A. H., po kthehet në zyrtarin e dytë që po lakohet nga Ilir Meta, i cili po e shpall gradualisht armik. Ditët e fundit Ilir Meta ka pretenduar se A. H., ka udhëhequr operacionin për manipulimin e dosjes së tij, duke e implikuar si spiun të ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Metës, A. H., ka dërguar e-mailin anonim dhe e ka pritur këtë e-mail, i cili vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjes, duke gjetur një dosjes të spiunit I. M., që Autoriteti pretendon se është Ilir Meta.
“Është personi që ka qenë në zyrën e këtij dhe ka ndërmarrë operacionin e manipulimit të dosjes së një të përndjekuri nga sigurimi, në tentativë për arratisje. Ka çuar këtë e-mail dhe e ka pritur, dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo dosja ku Ilir Meta gjasme përgjonte shokun e tij. A.H është një person që i ishte premtuar se do bëhej kryetar i Autoritetit. Nëse s’do bëhej drejtor i Autoritetit, do bëhej kreu i SHISH.E dinë të gjithë të gjithë te Autoriteti. Atje brenda është, te Autoriteti është”, ka pohuar Meta.
Po kush është zyrtari A. H., të cilit i referohet Ilir Meta, që është kthyer në makth për kryetarin e Partisë së Lirisë? Pse Ilir Meta i referohet vetëm me iniciale dhe jo me emër?
Shqiptarja.com mëson se inicialet e A. H., përkojnë vetëm me një emër në Autoritetin e Dosjeve. Bëhet fjalë për Altin Hoxhën, aktualisht anëtar i Autoritetit të Dosjeve. Theksojmë se bëhet fjalë vetëm për pretendime të Metës, pasi nuk ka asnjë provë që Hoxha të jetë implikuar në një proces manipulimi, aq më të tepër që prokuroria ka rrëzuar kallëzimin penal të Metës si të pabazë. Altin Hoxha ka përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve inteligjente, ndërsa ka qenë inspektor në aparatin qendror të SHISH. Hoxha ka mbajtur pozicione si Drejtor i Drejtorisë së Tiranës në SHISH dhe Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë në SHISH.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
20 Nëntor, 13:32
Keto qe shkruajne jane nga kudo, ne cdo vend qe ka Shqipetare, ky eshte populli. Po me ne fund nje qe mbron like floririn "spiunin".
Përgjigjuore keta qe shkruajne te gjith patronazhist jane ,?
PërgjigjuIk mor ilir trapi psikopati se shkateruat vendi me vjedhjet dhe spiunim qe ke bere
PërgjigjuEpo nese ia paska fut ky AH atehere i bie qe ja ka fut Tak Braho dora vete. Sepse ky AH spiunonte tek Taku vitet e para te qurravisjes Rama-Meta. Dhe si shperblim e futen tek Dosjet. Ende nuk kane mesuar idiotet qe tipat si AH e me shoke spiunojne ngado qe u japin para ose pushtet. Matufer.
Përgjigjuta futi A.H.,,,,ASHTU SIC TA FUTI DVOTANI,,,,,MALOK SKRAPARI......
PërgjigjuSherbime sekrete te sheteteve te huaja (mike te Shqiperise) kane zbuluar se Meta zotëron 51 Prona në Londer. Shumë shpejt e ka në rrëzë të veshit dhe ky fëlliqësira.
PërgjigjuO ilir o këllir po emri jot gjithandej lakohet për keq, e të gjith kta që japin fakte ekzakte gënjejn e vetëm ti thua të vërtetën. Po un si popull i thjesht vetëm 1 pytje të bëj si i financon ti 3 fmit në Öondër një nga kryeqytetet më të shtrenjta të botës. Ku i gjen ti kto öek ? ? ? ? ? ?
Përgjigju