Altin Joka: Vitamina D suplement është një mit dhe mashtrim, efektet e dëmshme dhe arsyet pse nuk përthithet

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka në Report TV, ishte nutricionisti i njohur nga Suedia Altin Joka, i cili foli për suplementin e vitaminës D3, që sipas tij është një mit dhe mashtrim i madh për njerëzit.

”Nga bisedat që kam patur me shumë njerëz, më janë ankuar nga marrja e vitaminës D3 suplement. Pasi e konsumojnë, kanë një rënie të menjëhershme pasi bëjnë analizat, pra më shumë marrja e vitaminës D3 është “Efekti Placebo”, pra ne mendojmë se bën punë, sesa ka efekt” e nis bisedën Altini, duke shtuar se shitja masive e vitaminës D ka për qëllim të maksimizojë fitimet për prodhuesit dhe jo sepse ndikon aq shumë sa mendohej tek shëndeti i përdoruesve që kanë nevojë.

Sipas Altin Jokës, i cili ka parë dhe studiuar me qindra studime në kohë, duke hulumtuar shumë punime dhe kërkime shkencore, ai arriti në këtë përfundim “Duhet hequr miti i vitaminës D suplement, pasi shumica prej nesh nuk e ka nevojën që t’a marrin, përveç rasteve specifike, apo gjendjeve të ndryshme shëndetësore që duhet përdorur, në një kohë të caktuar” theksoi ai, pa harruar se përdorimi i tepërt mund të krijojë probleme, pra efektin e kundërt.

”Vitamina D është shumë e domosdoshme për organizmin tonë dhe lidhet me shumë shqetësime tona, pra konsiderohet si një mrekulli për trupin” shtoi Altini, duke treguar se ne kemi nevojë të marrim vitaminën D për dy arsye shumë thelbësore: E para për shëndetin musklo-skeletor, pra për skeletin dhe muskujt tonë si dhe për të mbajtur nivelet e shëndetshme të kalciumit dhe fosfatit në organizëm. Studimet për forcimin e kockave, treguan se edhe pse shumë njerëz ishin konsumator të rregullt të suplementit të vitaminës D, nuk pati asnjë ndikim në kockat e tyre, pra nuk ishte efikas përdorimi siç mendohej.

”Është krijuar miti i pasaktë nga industria farmaceutike që njerëzit duhet t’i drejtohen suplementeve dhe të largohen nga ushqimet apo produktet bio” gjë që është vetëm për arsye komerciale.

Pyetjes se përse trupi ynë nuk arrin të përthithë këtë vitaminë, Joka i përgjigjet

“Së pari vitamina D është një prohormon, jo një vitaminë që trupi e përthith, duhet theksuar kjo gjë. Ne kemi 5 procese bazë të përthithjes së vitaminave, e para është kombinimi i ushqimeve, qëndrimi larg ushqimeve me përmbajte të larta yndyrore si dhe ushqimeve të përpunuara. Më pas kemi nivelin e lartë të konsumimit të suplementeve, niveli i lartë i përdorimit të pijeve me gaz, duke dëmtuar organet si dhe niveli i helmeve që ne thithim. Vitamina D ndikon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit që na jep mundësi që të kemi një mineralizim të kockave. Element tjetër është shoqërimi i vitaminës D me vitaminë K. Një element tjetër për mospërthithjen është vitamina E që ne e përdorim për lëkurën, për fytyrën. Një element tjetër është Silici, një mineral që tek ne po mungon, por gjendet tek tërshëra, elbi, orizi, sidomos ai kaf apo tek frutat. Niveli i lartë i toksinave që ne marrin me hornone është një tjetër element që bën që të mos përthithet vitamina D në trup. Niveli i melatoninës ndikon gjithashtu, niveli i gjendrave endokrine, përdorimi i kripës jo të detit por të jonizuar, etj.

Altin Joka theksoi se vitamina D suplement është një industri financiare dhe përdorimi i saj ka sjellë efekte të dëmshme për organizmin.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/02/2024 02:01

    Nena ime kishte nausea dhe disa probleme te tjera sa here qe hante ushqim.Mjeket ketu pasi i bene analizat, i thane se Dielli i ketushem nuk kishte forcen e atij mesdhetar dhe si pasoje kishte mungese te D3.Qe atehere e vune ne regjim te rregullt D3 per te zevendesuar ate qe krijohet nga ekspozimi ne Diellin mesdhetar dhe qe atehere nuk ka pasur asnje problem shendetsor qe lidhet me mungese,apo me pamjaftueshmerie ne trup te D3.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin