TIRANË- Reagimin e ashpër të ambasadës gjermane ndaj dhunës në protestës e PD-së nën ngjyrat e flamurit gjerman, Sali Berisha nuk e kaloi lehtë. Atij iu desh të mohojë molotovët që i drejtuan institucioneve dhe punonjësve të policisë. Nën presionin e këtij mesazhi të fortë e të drejtpërdrejtë nga ambasada gjermane, në një konferencë për mediat, Berisha u detyrua të tërhiqet nga dhuna dhe për protestën e radhës, e cila ende nuk ka një datë, të bëjë thirrje për ‘kryengritje paqësore’.

““Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Nëse në këto protesta ka demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka patur gjer sot asnjë polic të plagosur. Ne mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Ne kërkojmë të vazhdojmë me moton paqësore. Në kushtet e një grushti shteti janë të ligjshme të gjitha mjetet, por ne qëndrojmë tek kryengritja paqësore. Ne dhunën më të madhe konsiderojmë marrjen e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo përbën dhunë të tmerrshme kushtetuese, për në dhunë ndaj këtij populli është Olta Xhaçka në Kuvend, për ne dhunë e tmerrshme ndaj këtij populli është bllokimi i drejtësisë për arrestimin e ballukut për shkak të Ramës. Por, ne qëndrojmë në moton protestës paqësore, ne besojmë se dhuna nuk na shërben, në rrugën paqësore ne realizojmë më shpejt dhe më mirë qëllimet tona”, tha Berisha.

Sali Berisha konfirmoi edhe se ish-deputetin Ervin Salianji nuk do ta lejojnë në garën për kryetarin e PD-së, duke thënë se ai zgjodhi të ishte një i birësuar politik.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Salianji kandidat për kryetar të PD? Berisha e sulmon: Ai zgjodhi të birësohej politikisht

Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do të lejohet që të kandidojë përballë tij për kreun e ri të partisë në zgjedhjet që mbahen në maj.

Ai theksoi se ish deputeti është vetëpërjashtuar nga partia pasi ai zgjodhi që të “birësohej” politikisht, teksa shtoi “iku e mori fund.”

Berisha: I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. I gëzofshin ata që i birësojnë. Kaq është puna. E birësuan. Iku, mori fund.

A është shenjë frike kjo nga ana juaj për të pasur Ervin Salianjin përballë?

Berisha: Kam shumë kënaqësi të kem rivalë dhe në të gjitha kohërat unë kam pasur rivalë. Por kur tjetri birësohet, bën zgjedhjen e tij. Politikisht e kam fjalën. E ka bërë, nuk kam ç’i bëj unë.