Protesta, ambasadori britanik: Dhuna nuk justifikohet, debatet s’pengojnë integrimin

SHKODER-Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman shprehet se dhuna në protestë është e pajustifikueshme. Edhe pse përfaqëson një vend që po e lë BE-në, Duncan Norman ka folur për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes Europiane. Ai u shpreh se debatet politike nuk ndikojnë në anëtarësimin e vendit në BE.

Po adresojmë së bashku me qeverinë shqiptare cështjen e sekuestrimit të aseteve kriminale. Jemi në diskutim me ministrin Xhafaj për të goditur asetet e grupeve kriminale. Emrat konkretë? Sigurisht nuk është e përshtatshme të flas për individë të caktuar, cështja duhet mbajtur private, sekret hetimor. Kjo është një nga 5 kriteret, rezultatet në fushën kundër krimit. Britania, por edhe shtetet e tjera do i shikojnë këto rezultate.

Vendimi do të merret në qershor për negociatat, fakti që ka mos-dakordësi politike nuk e pengon anëtarësimin. Në muajt e fundit kemi parë disa lëvizje, po bëhen më shumë arrestime. Protesta e opozitës? Do të përsëris edhe njëherë qëndrimin tim, cdo kush ka të drejtë të protestojnë, por duhet të jenë paqësore, pasi asnjë kauzë nuk e justifikon dhunën.

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman

Duncan Norman ishte i pari ambasador që reagoi pas dhunës në Rrugën e Kombit. Ai u shpreh se dhuna nuk është zgjidhje e problemit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!