/ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Al-Bader zhvilloi një takim me Nënkryetarin e Kuvëndit të Shqipërisë Shpëtim Idrizin, gjatë të cilit, i përcolli urimet e tij me rastin e emërimit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Al Bader shprehu vlerësimet e tij për përpjekjet e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Shqipëri, i kryesuar nga Idrizi, në forcimin e marrëdhënieve parlamentare dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasadori Al-Bader u shpreh se, gjatë takimit, të dy palët diskutuan rreth një numër çështjesh të rëndësishme, si dhe mbi mënyrat për të zhvilluar më tej marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe midis Kuvajtit dhe Shqipërisë.
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi, përgëzoi lidhjet e forta të miqësisë dhe bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Kuvajtit si edhe bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe kulturore. Idrizi vuri në dukje se, këto zhvillime, pasqyrojnë marrëdhëniet e shkëlqyera historike të miqësisë mes dy vendeve dhe dëshirën e mirë për t'i zhvilluar më tej, me qëllim përmbushjen e aspiratave të përbashkëta të të dy palëve.
/Shqiptarja.com