Ambasadori i Shqipërisë për Finlandën, Ilir Abdi, i paraqet letrat kredenciale Presidentit finlandez, Sauli Niinisto
HELSINKI, 22 Prill/ATSH-L.Verdha/- Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë për Finlandën, Ilir Abdi, i paraqiti me 16 Prill Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Finlandës, Sauli Niinistö, në Pallatin Presidencial në Helsinki. Pas pranimit të Letrave Kredenciale Presidenti Niinistö zhvilloi një bisedë mjaft të përzemërt me Ambasadorin Ilir Abdiu, që nuk është […]
/ATSH-L.Verdha/- Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë për Finlandën, Ilir Abdi, i paraqiti me 16 Prill Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Finlandës, Sauli Niinistö, në Pallatin Presidencial në Helsinki.
Pas pranimit të Letrave Kredenciale Presidenti Niinistö zhvilloi një bisedë mjaft të përzemërt me Ambasadorin Ilir Abdiu, që nuk është rezident në Finlandë.
Ambasadori i Shqipërisë në Finlandë, Ilir Abdi, me Presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö
Selia e Ambasadës Shqiptare ndodhet në Stokholm. Ambasada Shqiptare e Stokholmit, veç Suedisë, mbulon edhe Finlandën, Norvegjinë dhe Islandën.
Të Premten paradite, Ambasadori Abdiu pati një takim të frytshëm pune me Drejtoren për Zgjerimin e BE-së dhe për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, Päivi Laivola Donin de Rosière, si dhe me specialisten për Shqipërinë, znj. Kirsti Hyyppä.
Ambasadori Ilir Abdi me korrespondenten e ATSH-së në Finlandë, Lili Verdha
Në këtë Takim Ambasadori shoqërohej nga Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha.
Para largimit nga Finlanda Ambasadori Shqiptar u njoh me disa prej zonave me rëndësi kulturoro-historike të kryeqytetit të vendit - Helsinkit
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40%
-
JO
49.4%
-
NUK E DI
10.5%
Vota total: 1139
Lajme të tjera
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë
24 Mars, 12:38
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars, 12:33
-
Rusia do të përdorë "çdo armë" për të ndaluar Ukrainën të marrë Krimenë
24 Mars, 12:30
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars, 12:29
-
Petulla të pjekura me portokall nga zonja Albana
24 Mars, 12:21
-
Luiz Ejlli 'dorëzon' Kiarën, zgjedh banorin që do të marrë me vete në finale: Nuk e çova dot të dashurën time
24 Mars, 12:17
-
Byreçka furre me mish të grirë nga zonja Albana
24 Mars, 12:15
-
Estonia dëbon diplomatin rus për 'minim të sigurisë' dhe 'përhapje propagande'
24 Mars, 12:13
-
Shkolla '1 Qershori' nga Kukësi fiton çmimin e parë të Sfidës së Kodimit me projektin 'Sera miqësore'
24 Mars, 12:09
-
Tortelini me domate të pjekura dhe salcë borziloku të freskët nga zonja Albana
24 Mars, 12:07