Ambasadorja e BE-së vizitë në zonat e përmbytura në Shkodër: Jemi këtu për t’ju ndihmuar që të zhvilloni kapacitetet për të reaguar më shpejt

Ambasadorja e BE-së vizitë në zonat e përmbytura në Shkodër: Jemi këtu për t’ju ndihmuar që të zhvilloni kapacitetet për të reaguar më shpejt

Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann dhe kryebashkiaku Bardh Spahia

SHKODËR- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka kryer sot një vizitë në zonat e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër. Diplomatja evropiane, ka parë nga afër zonën e Obotit se bashku me kreun e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Hohmann u shpreh se Shqipëria tashmë është pjesë e mekanizimit të mbrojtjes nga përmbytjet në BE dhe se BE është aty për t’i ndihmuar në mënyrë që të zhvillohen kapacitete në mënyrë që të reagohet sa më shpejt.

‘BE është këtu nuk u ikën problemeve. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvilloni kapacitete në mënyrë që dhe ju të reagoni sa më shpejt. Në çdo zonë ashtu si në të gjithë Shqipërinë duhet të shihen me përparësi investimet që parandalojnë përmbytje. Në të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë’.’- u shpreh Hohmann.

E pyetur për mundësinë e investimeve në Shqipëri nga BE, diplomatja e Hohmann, tha se BE vazhdimisht ka mbështetur Shqipërinë dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare sa u përket investimeve.

“Është komunikim i përbashkët midis qeverisë shqiptare për përcaktimin e strategjive politike për çështjet qe janë me të nevojshme dhe primare. Por ndërkohë ka një sërë programesh me bashkitë, “BE për bashkinë” dhe programe që janë të fokusuar vetëm në qytete specifike, që priren të mbështesin ide biznesi dhe të ndihmojnë qytetarët duke përmirësuar kushtet e tyre të jetesës”, vijoi ambasadorja. 

Interesit të gazetarëve në lidhje me anulimin e granteve të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit, Hohmann iu përgjigj duke sqaruar se janë ndryshuar kushtet e investimeve, prandaj janë anuluar fondet.

Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë.’- u shpreh Hohmann.

Reshjet e dendura të disa ditëve më parë shkaktuar sërish probleme me përmbytjet, kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, duke sjellë për banorët dëme të mëdha, kryesisht në bujqësi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb