Nga amnistia penale, të miratuar më pak se një muaj më parë me votat e socialistëve dhe Rithemelimit, përfituan edhe rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga neni i i shumëdebatuar për subjektet e GJKKO, SPAK ka bërë me dije për Report Tv se kanë përfituar falje të dënimit 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës kanë përfituar ulje të dënimit sipas ligjit për amnistinë, përkatësisht 1 vit e gjysmë për burrat dhe 2 vite për gratë.
Nga 60 të korruptuarit që kanë përfituar u është ulur dënimi 16 funksionarëve publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarëve dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit. Dy prej përfituesve janë dënuar për shpërdorim të detyrës.
Nga personat që kanë përfituar ulje të dënimit 16 janë të dënuar me burg nga të cilët 15 janë liruar se u kishte mbetur më pak se 1 vit e gjysmë. Në listën me 60 përfitues sipas shifrave të konfirmuara nga SPAK vetëm 8 janë për vepra penale që nuk përfshijnë korrupsionin apo funksionet publike. Këtu janë 5 të dënuar për kultivim e prodhim droge, 1 i dënuar për dhënie ndihme në kalimin e kufirit dhe 2 të dënuar të tjerë për thirrje dhe propagandë që nxit terrorizmin.
Pas publikimit të këtyre shifrave Partia Demokratike kërkon sqarim nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Në kërkesën për interpelancë, deputeti Enkelejd Alibeaj rendit 16 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje, ndërsa e cilëson pazar në kurriz të shqiptarëve. Ligji për amnistinë penale u miratua me 110 vota por pas dakordësisë së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.
SUBJEKTE TË GJKKO QË PËRFITUAN
Gjithsej 100 të dënuar
Falje dënimi 40 të dënuar
Ulje dënimi 60 të dënuar
Për korrupsion 16 zyrtarë
Për korrupsion 7 gjyqtarë
Për tenderë 11 zyrtarë
Shpërdorim detyre 2 zyrtarë
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
19.4%
-
Të gabuar
74.2%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 62
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate mes opozitarëve, Shabani: Votuat për të liruar të korruptuarit! Dogjani: Po gënjen, je dhe pedagog! Koçi: SPAK dekurajohet nga sulmuesit
16 Maj, 22:12
-
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, SPAK kërkon riekspertim! GJKKO lë në fuqi pezullimi për 5 zyrtarët e IMT-së
16 Maj, 14:27
-
Kërkohet përjashtimi i Irena Gjokës nga hetimet parapake, avokatët e Berishës depozitojnë kërkesën në Gjykatën e Posaçme
16 Maj, 13:07
-
Olsi Rama kallëzon sërish në SPAK Gazment Bardhin për akuzat për implikimin tek 'Xibraka'
16 Maj, 12:57
-
Turi me diasporën, Rithemelimi padi në SPAK për Ramën: 2 mln euro për takimet nga buxheti, detyroi administratën të marrë pjesë
16 Maj, 12:03
-
U kallëzua nga KLSH për prokurimet publike me dëm 33 mln lekë, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi 4 orë në SPAK: S’mund të flas për shkak të hetimit
16 Maj, 09:48
-
Inceneratori i Tiranës, Balluku dëshmon mbi 3 orë në SPAK: Kjo dosje bëri pis të madh e të vogël, të zbardhet! Koha të ndahet puna e ndershme nga abuzimi
15 Maj, 16:32
-
'Gërdeci', tensione në sallën e gjyqit/ Familjarët e viktimave përplasen me Mediun: Kriminel, prokuroria faj që s'ngre akuzën e vrasjes! Ish ministri: Duan të më bëjnë kokë turku!
15 Maj, 11:25
-
Deputeti Luan Baçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
15 Maj, 09:16
-
'Xibraka'/ SPAK thërret Gazment Bardhin më 24 maj
14 Maj, 20:56
-
Dumani takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme gjermane, Saathoff: SPAK institucion kyç për integrimin e Shqipërisë në BE
14 Maj, 17:55
-
Kaluan afatet e paraburgimit, GJKKO kalon në arrest shtëpie 32 të arrestuarit e operacionit 'Five'! SPAK dyshoi se ishin pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës
14 Maj, 11:09