FRANCE-Disa aktiviste të grupit të “FEMEN” kanë protestuar topless në rrugët e Parisit duke vënë në provë shkathtësinë e forcave të policisë për ti arrestuar.

Në këtë video tregohet sesi aktivistet gra të grupit FEMEN, të cilat mbrojnë të drejtat e grave kanë vrapuar topless për ti shpëtuar policisë, të cilëve gjithashtu u është dashur të vrapojnë për ti ndaluar këto aktiviste.

Disa herë përpjekjet e policisë kanë dështuar për kapjen e grave topless, që ndodheshin përpara Gjykatës së Parisit. Megjithatë më pas forcat e rendit kanë arritur të vënë në pranga 20 prej protestueseve topless.

Gratë topless kanë protestuar përpara Pallatit të Drejtësisë në Paris në mbështetje të anëtares së grupit të tyre Iana Zhdanova, e cila ishte arrestuar më 15 tetor  për dëmtimin e një statujës së presindentit rus Vladimir Putin.

Gjithashtu ajo është gjobitur më parë  me 1500 € nga një gjykatë pariziane për shkatërrimin e një statuje dylli në muzeun "Grevin" në muajin qershor.

protestuese


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)