Ana Veizi, 12 vite pas vrasjes së babait të saj para derës së hekurt të kryeministrisë atë 21 janar të ftohtë, po rritet nën sytë tanë. Dhe rëstësisht ajo vajzë, që përvit kërkon drejtësi për babain e saj, ka përherë e më shumë pamjen që mendojmë për drejtësinë: Të pastër, sykaltër, të përmbajtur dhe të barabartë.
Në çdo intervistë, në çdo dalje publike, vendosmëria, vetëpërmbajtja, ekuilibri, që kur ishte e vogël, janë forca e pashpjegueshme e saj. Dhe në fakt, do të kishte pasur të gjithë të drejtën, të gjithë justifikimin që të bërtiste, të akuzonte, të sulmonte, të shprehte gjithë dëshpërimin e tejskajshëm sa herë që sheh e risheh atë pamje tragjike të babait të saj ndërsa rrëzohet “Live” nën plumbat e Shtetit.
Ana Veizi është sot një zonjushë më e fortë fizikisht, por pastërtia dhe kaltërsia e syve të saj na rikujtojnë gjithnjë një punë të lënë përgjysëm, ende në fillim dhe një premtim që duhet të mbajmë si shoqëri.
Personalisht, ndërsa shikoja dhe rishikoja kronikën e prezantuar nga një televizion i pushtetit atë mbrëmje të 21 janarit 2011, ndërsa përpiqej të manipulonte shqiptarët se Ziver Veizi ishte vrarë nga flokëbardhi me çadër në krah të tij, ndërsa mjekët nënvizonin të njëjtën tezë se goditjet me plumb kishin ndoodhur nga afër, nuk i besova. Një dritë e çuditshme mbi atë ngjarje, pikërisht mbi rrëzimin e tij, ndërsa qëllohej nga gardistët brenda kryeministrisë, ajo dritë, pikërisht në atë moment të darkës së 21 janarit 2011, bëri që rrjedhja e mashtrimeve të pritej si me thikë dhe e vërteta të merrte rrugën e saj publike që të gjithë sot njohim, dimë mirë.
Ndërsa Ziver Veizi rrëzohej, në të njëjtën sekondë ngrihej mbi të e Vërteta për njerëzit që po drejtonin Shqipërinë. Pikërisht ndërsa Ziver Veizi rrëzohej ngrihej si një re puplore e vërteta e tij që iu qëndron si shpatë mbi kokë vrasësve dhe urdhëruesve të hapjes së zjarrit mbi njerëz, e në të njëjtën kohë qëndron si dritë në sytë e Anës dhe në qëllimet e atyre shqiptarëve që duan një Shtet të drejtë dhe një vend më të mirë. Ajo e vërtetë dhe ajo dritë janë ende në kërkim të Drejtësisë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7747
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari, Topuzi: Apeli nga Strasburgu i qartë, duhet të vihen para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë! Kush dha urdhër për vrasjet dhe ç’ndodhi me hetimet
21 Janar, 18:09
-
21 janari, motra e Ziver Veizit për Report Tv: Vëllai u vra me duar në xhepa, do shkojmë në SPAK! Të dënohen urdhëruesit, u vranë nga qeveria Berisha (VIDEO)
21 Janar, 10:11
-
VIDEO/ Sot 13 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, plaga që vetëm drejtësia mund ta mbyllë! Familjarët e viktimave: SPAK të nisë hetimet
21 Janar, 08:28
-
SKEDA/ 13 vite pa drejtësi! Nga 4 vrasjet e 21 janarit nga plumbat e shtetit te fshirja e serverëve të kryeministrisë, Berisha e padia në SPAK
21 Janar, 07:42
-
21 Janari/ Për herë të parë vendimi i plotë në shqip i Strasburgut: Shteti të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues! Çështja gati për SPAK(DOKUMENTI)
21 Janar, 07:00
-
Dosja 21 janari, familjarët e viktimave padi të re në SPAK: Berisha, Basha dhe Prendi vranë 4 protestues në Bulevard! Çështjen ta tërheqë SPAK
16 Shkurt 2023, 09:22
-
Alba Malltezi: Katër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës
23 Janar 2023, 13:02
-
Pse SPAK duhet të marrë në dorë 21 Janarin! 7 aktet inkriminuese të Berishës për mbulimin e vrasjeve, zhdukjen e provave dhe pengimin e drejtësisë
21 Janar 2023, 18:43
-
Për ata që nuk shohin kurrë asgjë, as sot, ashtu si me 21 janar 2011
21 Janar 2022, 14:10
-
11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët
21 Janar 2022, 10:53
-
11 vite nga vrasja e 4 protestuesve më '21 Janar', ende s'ka drejtësi! Prokuroria kërkon riekspertim nga ekspertë italianë për plumbin që vrau Aleks Nikën! Qeveria dhe familjarët homazhe në bulevard
21 Janar 2022, 07:29
-
Po pastronte kanalin, e zë korrenti dhe mbetet i plagosur vëllai i Ziver Veizit, që u vra më 21 janar 2011 (VIDEO)
12 Mars 2021, 12:23