Analisti Kikia analizon raportimin e Dumanit: Përballen me krimin, çfarë do ndodhë pasi t’u mbarojë mandati dhe të dalin në rrugë! Do bien pre e hakmarrjes

Analisti Mentor Kikia për Report Tv ka raportimin 5 orësh të kreut të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit që lamë pas. Kikia vlerësoi raportin e Dumanit, duke thënë se nuk ishte i bazuar vetëm në shifrat e hetimeve, por ngritui alarme që iu drejtuan ligjvënëse për disa fusha ku vepron krimi dhe korrupsioni.

“Ajo që ishte e veçanta e atij raporti, ishte fakti që ne jemi mësuar të dëgjojmë raportet shabllon, që rendisin statistika, duke u përpjekur të konsiderojnë sukses të punës së tyre numrin e personave apo çështje të hetuara. Raporti i Dumanit ishte i mbushur me deklarata që në një farë mënyrë prezantonin fushat ku krimi dhe korrupsioni ishin më të përhapur. Mendoj se kjo kishte rëndësi, se ishin alarme të cilat iu drejtuan parlamentit që të prodhojnë instrumente ligjorë për ta mbështetur”, tha analisti Kikia.

Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia tha se raportimi i dumanit ishte një mënyrë për të ekspozuar problemet me të cilat përballet drejtësia.

“Raporti i Dumanit u shndërrua në një lloj debati, ku pyetjet dhe përgjigjet nuk ishin thjeshtë pyetje dhe përgjigje, ishin edhe në formën e replikave dhe debatit. Ishte më shumë se sa një raportim, diskutim që përtej ngarkesës politike që mori, ishte një mënyrë për të ekspozuar problemet me të cilat përballet drejtësia”, u shpreh Kikia.

Kikia tha se ligjvënësit duhet të garantojnë mbrojtjen e prokurorëve të SPAK, duke iu mundësuar atyre ndryshimet ligjore për kërkesën e parashtruar për mundësi rikandidmi pas përfundimit të afatit 9-vjeçar. Kikia tha se prokurorët e posaçëm përballen me kriminelë, njerëz të korruptuar dhe nëse nuk u garantohet mbrojtje pas përfundimit të mandatit mund të përballen me hakmarrje.

“Nuk është thjesht çështja e zgjatjes së mandatit, sot të gjithë drejtojmë sytë nga SPAK për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Dumani tha se duhet të shtohet numri i prokurorëve, ne akuzojmë pse nuk shpejtohen hetimet. Në fund rezultati i punës së prokurorëve nuk matet sa shpejt e çon sosjen në gjykatë, por se sa të thelluar dhe shterues e ka bërë hetimin.

Kërkoi garanci për prokurorët. Ata përballen sot me pjesën më të egër të shoqërisë, me njerëzit më agresivë, me trafikantë, kriminelë, njerëz të korruptuar. Pyetja që unë shtroj është se çfarë do ndodhë që me një prokuror që ka shkatërruar dhe ka çuar njerëz shumë të rrezikshëm. Nesër kur t’i mbarojë mandati dhe të dalë në rrugë, pa asnjë mjet mbrojtës, pa masë sigurie, pa alternativë punësimi, çfarë mund të ndodhë me të? A mund të bie pre e hakmarrjes? Unë them se po. Nëse ne nuk i japim garanci, sot ky prokuror mund të demotivohet, mund të mos ketë atë kurajë që ka për t’u përballur me ata njerëz. Ligjvënësit duhet të bëjnë gjithçka për t’u garantuar mbrojtjen”, tha Kikia në Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tekniku: 23/05/2024 19:10

    Mos u merzit o Kikia ata qe I zgjodhen,ata do te kujdesen per nje rruge te perhereshme ne Amerika.Llogjika jote nuk qendron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit (VIDEO)

Elbasan/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit (VIDEO)