Analizë/ Çmimet e kafesë njëlloj si karburantet: të pandjeshëm nga tregu botëro
TIRANE, 21 Maj/ATSH, Nini Mano/- Importi i kafesë vjet u rrit ndjeshëm dhe ndonëse në treg janë shumë kompani tregtare, nuk kanë ndikuar që bashkë me sasitë e mëdha, çmimet në tregun e brendshëm të ndryshojnë, duke e bërë këtë treg të krahasueshëm me të karburanteve. Sipas të dhënave nga INSTAT, vjet u importua […]
Importi i kafesë vjet u rrit ndjeshëm dhe ndonëse në treg janë shumë kompani tregtare, nuk kanë ndikuar që bashkë me sasitë e mëdha, çmimet në tregun e brendshëm të ndryshojnë, duke e bërë këtë treg të krahasueshëm me të karburanteve.
Sipas të dhënave nga INSTAT, vjet u importua kafe me çmimin më të ulët në 5 vitet e fundit, ose 8% më i ulët se në 2013-tën, me vlerë 3.17 miliardë lekë, u importuan 7.4 mijë ton, rreth 4% më shumë se në 2013-tën, pjesa më e madhe, 39% e totalit nga India.
Në Shqipëri importohen disa lloj kafesh, si kafe e pjekur e papjekur, e dekafeinuar , etj. Pjesa kryesore, rreth 84%, importohet nga 18 ndërmarrje, ndërsa 16% importohet nga 169 ndërmarrje të tjera, përcakton një studim i Autoritetit të Konkurrencës për mallrat e akcizës, që evidenton se tre firmat kryesore zënë nga 16.22%, deri në 10.30% të tregut.
Në QKR rreth 30 kompani importuese të kafesë dhe mbi 100 operatorë për tregtim e paketim.
Por edhe për kafenë vërehet tendenca për të mbajtur cmim të pandryshuar në treg sikurse dhe karburantet, pavarësisht rënies së cmimeve në tregun botërtor.
Kafja turke, ndonëse përbën pirjen masive, nuk i ka ndryshuar cmimet, pavarësisht se përballet me vështirësi në shitje për shkak të uljes së kërkesës për konsum.
Përfaqësues të kompanive kryesore importuese tregojnë se shitjet e ekspreseve të përshtatshme për kafenë ekspres, vjet ecën më mirë se gjatë 2013-tës, duke shënuar një tendencë në ndryshimin e shijimit të kafesë nga ajo turke, drejt tendencës botërore.
Tregtarët kryesorë ndërkaq sipas të dhënave zyrtare, prej disa vitesh, rreth 5% e sasisë së kafesë së importuar e eksportojnë në rajon me cmim më të shtrenjtë, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni.
Pavarësisht mos ndryshimit të cmimeve, që janë të larta, tregtarët mendojnë se shqiptarët mbeten konsumatorë besnikë të kafesë dhe besojnë se cdo rritje e mundshme e çmimit nuk pritet të reflektojë uljen e konsumit, që në Shqipëri llogaritet 2.2 kg/vit, ndërsa në vendet e BE-së cdo banor konsumon 5.5 kg/vit kafe ekspres.
Sipas të dhënave të importit, në Shqipëri konsumohen 37 milionë filxhan kafe ekspres/vit dhe rreth 30 milionë kafe turke/vit, ndërsa shpenzimet për shqiptarët llogaritet në 15 miliardë lekë/vit. Po të llogaritet se në vit konsumi i cigareve arrin 20 miliardë lekë, të dy së bashku llogarisin 35 miliardë lekë/vit, ose rreth 5% të totalit të të ardhurave vjetore të shqiptarëve.
/atsh//
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39