Ancelotti nuk kërkon justifikime: Me Lille s'meritonim as barazimin

Ancelotti nuk kërkon justifikime: Me Lille s'meritonim as barazimin

Carlo Ancelotti

Një humbje që më shumë se tri pikë, ishte e dhimbshme për Real Madrid, që kundër Lille nuk prodhoi pothuajse asgjë. David me penalltinë e fituar nga Zhegrova vendosi ndeshjen (1-0), ndërsa Carlo Ancelotti foli pas ndeshjes së Champions League.

“Skuadra rivale luajti më mirë dhe meritoi fitoren. Ishte e vështirë për ne të futeshim në lojë për nga intensiteti dhe duelet. Mund të kishim barazuar, por nuk do të ishte e merituar. Ne duhet të mësojmë nga ajo që ka ndodhur”, tha italiani.

Për sa i përket qëndrimit në pjesën e parë, Ancelotti pranon se nuk ishte i duhuri.

“Çdo gjë shkoi shumë keq, ishte e vështirë për ta rikuperuar topin. Ishte e vështirë për ne të gjeneronim mundësi, të krijonim raste. Zotërimi i topit ishte i ngadaltë dhe me pak ide", vijoi ai.

Ajo që Ancelottit nuk i ka pëlqyer është qëndrimi i skuadrës.

“Trishtimi vjen nga qëndrimi i ekipit. Ndeshjet në futboll mund edhe të humben, por nuk kemi lënë një shije të mirë ndaj Lille. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Sidoqoftë, i kemi burimet për të mësuar, duhet t’i rregullojmë gjërat shpejt, sepse kemi një tjetër sfidë të rëndësishme të shtunën. Të jem i sinqertë, kritikat për ndeshjen janë të drejta, korrekte dhe duhet t’i pranojmë”, tha Ancelotti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar