Specialisti i futbollit në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Andrea Marko, ka vlerësuar Anglinë, që ndryshe nga herët e tjera vjen me këmbë në tokë dhe pa të zhurmën e skuadrës pretendente, por që eliminohej shpejt…
Më në fund Anglia ka bërë një grup dhe skuadra është kompakte më shumë se çdo herë tjetër. Është ekipi me moshën mesatare më të re në Kupën e Botës dhe me djem plot energji, që jo më kot kanë vrapuar më shumë se çdo skuadër tjetër.
Vërtet janë djem të rinj, por të ftohtë dhe bashkuar. Janë modestë dhe kjo I ka sjellë këtu, sepse shpesh Anglia vinte me bujë për të fituar Botërorin, kishte yje në radhët e veta, por nuk kishte një grup si këtë herë.
Andrea Marko