Anëtari i PD, Hasanaj: Berisha ka bashkëpunuar me bandën Bajri dhe me një eksponent të lojërave të fatit për vota, ka foto

Sidi Hasanaj anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Sali Berishës për të cilin tha se ka bashkëpunuar me anëtarë të Bajrajve në 6 mars 2022 për të fituar vota. Hasanaj nënvizoi se ka foto të njerëzve të afërt të Berishës edhe me një eksponent të lojërave të fatit.

“E kam sfidë personale për të gjithë partinë e Rithemelimit. Berisha me bandat e Shkodrës a ka bashkëpunuar? Në 6 mars të 2022 kur u përball me zgjedhjet e pjesshme a ka bashkëpunuar me bandën e Bajrajve? Nuk flas në emrin personal timin. Po nëse dalin nesër në fotografi në Luginën e Patokut ku eksponentë të krimit bashkë me njerëz të afërt të zotit Berisha, janë eksponentë të afërt të Rithemelimit, nuk pi asgjë tjetër përveç konjakut të shtrenjtë. Në një krah ka një pjesëtar të familjes së Bajrajve dhe në një krah ka një person të familjeve mafioze të lojërave të fatit të zonës së patokut. I kërkonte ndihmë për të mundur Bashën se me Ramën e ka rregulluar për të fituar zgjedhjet. Nuk është politikan ai është pjesë e oborrit të zotit Berisha. Janë dy. Njëri është shoqërues i Berishës dhe tjetri është ai që mban konjakun në duar e kuptuam. Tjetri është ai që mban konjakun në duar. Unë hodha sfidën, nuk jam njeri prej hekuri që nuk më çpon plumbi”, tha ai në Report Tv.

Sa i përket masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani, Hasanaj tha se PD zyrtare duhej të kërkonte falje që ka shërbyer në pasurimin e familjes së ish-kryeministrit.

“Një parti e djathtë demokratike, PD zyrtare e ka detyrim për një kolonat e PD që janë shtresat e përndjekura dhe të ish pronarëve të tokës, e ka për detyrim të dilte dje atje dhe të kërkonte falje. Berisha edhe kur është i zhytur në gabim dhe llum e kapitalizon politikisht. Deri në 2013 që Berisha ka dorëzuar pushtetin disa dosje të familjeve që janë torturuar në dyer e gjykatave dhe të hipotekave. Nuk kanë marrë prona. Nuk kanë marrë as kompensimin.

Nga afera Partizani na del që në 24 mijë familje më të djathtat më antikomuniste paska marrë vetëm një familje ajo e Berishës. Na del nga 987 prona që kishte në inventarin e FA vetëm një i është kthyer pronarëve dhe qenka e dhëndrit të Berishës. Dje PD duhet të dilte në Kuvend të kërkonte falje/ Kemi lënë 24 mijë familje në vuajtje dhe Agoni dhe kemi kontribuar në pasurimin e dhëndrit ë Berishës. Pastaj është aspekti ekonomik”.

Një ditë më parë Sali Berisha anashkaloi përballjen e vet me drejtësinë dhe u rikthye në garën e humbur të 14 majit. Kreu i Rithemelimit akuzoi se Bashkia e Shkodrës, u fitua me ndihmën e bandës së Bajrave. Këtë akuzë e mbështeti në disa pamje filmike, që publikoi para mediave, duke thënë se Bajrat ushtruan terror ditën e zgjedhjeve. Berisha humbi me rezultat të thellë kalanë e fundit që I kishte mbetur opozitës, Shkodrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Anëtari i PD, Hasanaj: Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik, në emër të bashkëshortes, pas zgjedhjeve të Kukësit

Anëtari i PD Sidi Hasanaj nga emisioni “Studio live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, foli për persona të tjerë të shpallur non grata nga Britania e Madhe. Ai pëmendi Klevis Balliun dhe Aldo Bumçin. Ky i fundit sipas tij është në listën e non grata në lidhje me përfshirjen e tij si ish- ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec

“Në bisedë informale të kanë thënë se zoti Klevis Balliu mund të shpallet non grata. Atë e tha Berisha që edhe Klevis Balliu është në dosjen non grata, unë hulumtova kush është arsyeja që u shpall non grata. Për një arsye, është zgjedhur një skemë nga BE. I kanë dërguar emra SPAK ku thuhet se janë non grata dhe të hetohen për pasurinë. Këto furnizojnë bunkerin anti perëndimor që do të shkatërrojnë reformën në drejtësi dhe ta kthejnë te Gjin Gjonajt. Pse është nisur hetim pasuror ndaj Baçit. Arsyen ia thashë: lidhje biznesi me familjen Berisha. Në dijeninë time, është Aldo Bumçi, non grata për letrën e faksit që është dërguar faksimilja për Shkëlzen Berishën dhe Fatmir Mediun për Gërdecin të cilën ai e mohon thotë e falsifikuar. Prokurorët e SPAK kanë vajtuar në FBI sepse do hapet kutia e pandorës. Do hapen deklaratat e të ndjerit Kosta Trebicka e Afrim Diverolit për Gërdecin, nuk mundet PD që të mbajë në kurriz prindërit që kërkonin nëpër fushat e Gërdecit fëmijët”.

Hasanaj hodhi akuza edhe ndaj Edi Palokës.

“Edi Paloka ka marrë leje ndërtimi si investitor strategjik në emër të bashkëshortes tre katër ditë pas zgjedhjeve të Kukësit, në Spille”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut