Angelina Jolie objekt ofendimi
në e-mailet e vjedhura nga hakerat

Angelina Jolie objekt ofendimi<br />në e-mailet e vjedhura nga hakerat
Angelina Jolie ka rënë pre e hakerave, por në një tjetër formë.

Producenti i filmave Scott Rudin dhe drejtori i Sony Pictures Amy Pascal kanë bashkëpunuar së bashku në filmin “The social network” deri sa projekti i tyre është braktisur nga Sony.

Pas kësaj e-mailet e shkëmbyer midis dy liderëve janë publikuar dhe nga bisedat e tyre më e dëmtuara rezulton Angelina Jolie.

angelina jolie

Në e-mailet e shkëmbyera Scott Rudin, i thotë Amy Pascal, “U solle në mënyrë të neveritshme dhe unë nuk kam për ta harruar lehtë atë që bëre”.

Duket se konflikti ka lindur nga muaji shkurt ose mars kur Angelina do të ngarkohej me rolin e Kleopatrës me regjisor David Fincher, duke penguar që të marrë përgjegjësitë e filmit pikërisht këta dy të fundit.

Qëllimi i tyre ishte që të mos i jepnin aktores rolin e Kleopatrës duke e quajtur atë të talentuar minimalisht dhe të dështuar pikërisht në e-mailin e Scott Rudin të dërguar Amy Pascal.

Filmi Kleopatra sipas dy drejtorëve pritej që të bënte bujë komerciale, ç’ka Rudin nuk donte që t’ja besonte Angelina Jolie.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)                     
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive