TIRANE- Anglishtja nuk do të jetë provim i detyruar vetëm në Maturën Shtetërore por edhe në ciklin 9-vjeçar. Një projekt i ri i Ministrisë së Asrimit po pilotohet në shkollat 9-vjeçare për të parë nivelin e nxënësve dhe sa e njohin ata gjuhën angleze. Rreth 3000 nxënës në 175 shkolla në të gjithë vendin zhvilluan dje, testin e “Aptis for Teens”, një testim i shkruar i nivelit A2 që është në përputhje me nivelin e gjuhës që zhvillojnë në shkollë nxënësit e klasave të 9-ta. Zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, vlerësoi modelin e testit ndërkombëtar të gjuhës angleze, i cili sipas saj do të vendos një standard të ri për vlerësimin e njohurive gjuhësore të nxënësve.
“Testi i Aptis mundëson unifikimin e gjuhës angleze për nxënësit e klasave të 9-ta, sipas kornizës evropiane të kësaj gjuhe e në të njëjtën kohë mundëson edhe standardizimin e njohurive të nxënësve shqiptare, të krahasueshme me ato të bashkëmoshatarëve të tyre në Evropë”, - tha Malaj duke shtuar se kjo është edhe një mundësi e re për nxënësit që të përfitojnë certifikatë ndërkombëtare. Projekti pilot po vihet në zabtim nga MAS dhe Këshilli Britanik. Ky ndryshim sipas Ministrisë së Arsimit vjen pasi më herët nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë zhvilluar rregullisht anglisht.
Të pyetur nga gazeta nëse nxënësit kanë aftësitë e duhura për të dhënë provimin e anglishtes, MAS thotë se niveli i provimit do të jetë sipas lëndës që ata kanë zhvilluar në ciklin 9-vjeçar. “Ministria e Arsimit dhe Sportit beson se integrimi i testeve ndërkombëtare do të sigurojë një cilësi dhe besueshmëri në vlerësimin e aftësive gjuhësore të ofruara nga sistemi arsimor shqiptar”, - thotë MAS.
Në maturë
Sipas Nora Malajt, Ministria e Arsimit, gjithashtu do të përfshijë në provimet e maturës, për lëndën e anglishtes, testimin e TOEFL. Kjo do të thotë se vështirësia e provimit të anglishtes do të jetë më e lartë se ajo e këtij viti. Ndërkohë nga viti i ardhshëm matura do të pësojë ndryshime rrënjësore. Më herët Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se matura do të jetë dalës. Kjo do të thotë se për të marrë diplomën e shkollës së mesme duhet të jepni provimet e maturës. Ndërsa për konkurimin në Universitet, kriteret do të përcaktohen nga insitucionet arsimore. Gjithashtu Ministria e Arsimit thotë se me aktet nënligjore do të përcaktohet forma se si do të bëhet konkrumi në Universitet, akte të cilat po hartohen aktualisht nga ekspertët e arsimit.
Ligji
Ligji i ri për arsimin e lartë që ka hyrë në fuqi, parashikon se studentët në universitete do të pranohen edhe në bazë të mesatares. Do të jetë Këshilli i Ministrave i cili do të përcaktoja sa do të jetë mesatarja dysheme, por komisioni që hartoi reformën në arsimin e lartë ka propozuar që filllimisht ajo të jetë 6. Gjithashtu me ligjin e ri edhe tarifat nuk do të përcaktohen më nga qeveria, por nga vet universitetet.
Malaj
“Testi i Aptis mundëson unifikimin e gjuhës angleze për nxënësit e klasave të 9-ta, sipas kornizës evropiane të kësaj gjuhe e në të njëjtën kohë mundëson edhe standardizimin e njohurive të nxënësve”
Ndryshimet
Ligji i ri për arsimin e lartë që ka hyrë në fuqi, parashikon se studentët në universitete do të pranohen edhe në bazë të mesatares. Do të jetë Këshilli i Ministrave i cili do të përcaktoja sa do të jetë mesatarja
TOEFLI
Sipas Nora Malajt, Ministria e Arsimit, gjithashtu do të përfshijë në provimet e maturës, për lëndën e anglishtes, testimin e TOEFL
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com