Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit

Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit

Lidhur me hetimet që po kryhen për transportin jashtë vendit tonë të 816 ton mbetje nga prodhimi i çelikut në kombinatin e Elbasanit në pronësi të kompanisë Kurum, bëhet me dije se grupi hetimor që merret me këtë çështje ka marrë mostra të mbetjeve në mjediset e kombinatit në Elbasan, por edhe nga ato që konsiderohen mbeturina të ngarkesës në portin detar të Durrësit në kalatën lindore.

Qëllimi është të shikohet nëse kemi të bëjmë me mbetje toksike si dhe shkalla e rrezikshmërisë së tyre për popullatën aty pranë.

Ndërkohë që mostra për analiza do të merren edhe nga konteinerët kur ato të mbërrijnë në portin e Durrësit, ende nuk është vendosur se në cilin laborator do të dërgohen këto mostra e që sipas të gjitha gjasave do të përzgjidhet një laborator jashtë vendit i specializuar në këtë drejtim.

Më parë prokuroria e Durrësit kishte sekuestruar dokumentet e Kurumit, të Doganës së Durrësit dhe të Kompanisë Konçesionare që operon në kalatën lindore e që u mor me ngarkimin e kësaj ngarkese nëpër konteinerë.

Dokumente këto që kanë të bëjnë me procesin e ngarkim shkarkimit dhe të transportit të tyre në drejtim të Tailandës që ishte edhe vendi pritës.

Në ditët në vijim do të procedohet me marrjen në pyetje të personave përgjegjës dhe atyre në dijeni të kësaj procedure.

Deri tani, është marrë në pyetje Gjovana Sokolaj pronare e kompanisë Sokolaj Shpk e cila bleu këtë sasi mbetjesh dhe kreu transportin e ngarkesës në drejtim të Tailandës.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Çmendet’ moti, Elbasani goditet nga stuhia e breshërit! Shkakton dëme të mëdha në bujqësi

‘Çmendet’ moti, Elbasani goditet nga stuhia e breshërit! Shkakton dëme të mëdha në bujqësi