Anjeza Branka, thotë të kam xhan

Anjeza Branka, thotë të kam xhan
Këngëtarja Anjeza Branka së shpejti do të vijë me një këngë dhe videoklip të ri të titulluar “Të kam xhan”.

“Kam punuar me pasion për këngën time të re, që përcjell energji pozitive te të gjithë fansat e mi. Titullohet “Të kam xhan” dhe vjen me një klip të xhiruar në Maqedoni nga Aleksandër. Transmetimi i klipit do të fillojë në kanalet muzikore këto ditë dhe do të jetë një surprizë e vërtetë”, thotë Anjeza.

“Kjo këngë do të bëhet hit vere, pasi me vargjet dhe muzikën sjell nota të gëzueshme dhe optimiste për të gjithë ne, ashtu siç është stina e verës. U dedikohet të gjithë të dashuruarve që e kanë gjetur gjysmën që i plotëson dhe ndihen vërtet të lumtur dhe të qetë me njëri-tjetrin”, ka shtuar këngëtarja.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës