Përhapja e koronavirusi ka shpërndarë me po të njëjtën shpejtësi edhe lajmet e rreme, apo infodemia siç e cilëson kryeministri Rama. Janë të shumta artikujt apo këshillat spekulative dhe aspak të vërteta që fatkeqësish shumica e njerëzve në botë i cilësojnë si të vërteta.

Koronavirusi është një virus i panjohur dhe mjekët e shkencëtarë dinë shumë pak rreth tij. Ja disa faket dhe të pavërtetat apo fake news që qarkullojnë në mediat të ndryshme jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë.

Gabim: Antibiotikët mund ta trajtojnë dhe parandalojnë atë.

Fakt: Antibiotikët veprojnë vetëm kundër baktereve dhe jo viruseve. Ato as do ta parandalojnë dhe as trajtojnë Covid 19. Por aspirina apo paracetamoli mund të lehtësojnë simptomat e koronavirusit.

Gabim: Banjat e nxehta dhe hudhrat ndihmojnë kundër koronavirusit.

Fakt: Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që kjo gjë ndihmon kundër këtij virusi.

Gabim: Disa pretendime në mediat sociale sugjerojnë që spërkatja e alkoolit ose klorit në të gjithë trupin tuaj mund të mbrojë kundër infeksionit COVID-19.

Fakt: Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këto pretendime. Praktikat e mira higjienike, përfshirë larjen e shpeshtë të duarve dhe shmangien e kontaktit të ngushtë shoqëror, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të infeksionit.

Gabim: Tharëset me ajër të duarve janë efektive në vrasjen e koronavirusit të ri.

Fakti: Tharëset e duarve nuk janë efektive kundër COVID-19, por pastrimi i duarve me sapun dhe ujë është. Duart e pastra duhet të thahen plotësisht me një peshqir të pastër.

Gabim: Koronavirusi i ri mund të përhapet nga pickimet e mushkonjave dhe në ushqimin kinez.

Fakt: Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontakteve, kollitjes, teshtimave apo pështyma e njerëzve, jo nga të tjerat.

Gabim: Shpëlarja e rregullt e hundës tuaj me ujë me kripë mund të parandalojë infeksionin me COVID-19.

Fakt: Nuk ka asnjë provë që rregullisht shpëlarjen e hundës me ujë me kripë ka mbrojtur njerëzit. Ekzistojnë disa prova të dobëta që shpëlarja e rregullt e hundës me kripë mund të ndihmojë disa njerëz të shërohen më shpejt nga ftohja e zakonshme, por kjo nuk parandalon infeksionet e frymëmarrjes.