Anti-informaliteti- Krijuan skema mashtrimi me TVSH, 4 në pranga, 4 në kërkim

Anti-informaliteti- Krijuan skema mashtrimi me TVSH, 4 në pranga, 4 në kërkim

Foto ilustruese

TIRANË- Katër persona kanë rënë në pranga e ndërsa janë shpallur në kërkim katër të tjerë pasi kishin krijuar një skemë mashtrimi me TVSH.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar Arsen Roçi, 46 vjeç, Albert Ahmeti, 61 vjeç, Dhurata Bregu 48 vjeçe dhe Anesti Ismolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, teksa për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e personave që janë shpallur në kërkim.

Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”, por nuk ka shumë informacione se si këta persona kishin krijuar këtë skemë mashtrimi apo shumën që kishin përfituar.

Deklarata e plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti 2”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor. 

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë. Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

Arsen Roçi, 46 vjeç, Albert Ahmeti, 61 vjeç, Dhurata Bregu 48 vjeçe dhe Anesti Ismolli, 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zzz: 07/12/2019 17:46

    E njejta dukuri si edhe ata 15 shoqeri qe u arestuan para disa koheve dhe u liriuan per mashtrim me TVSH, po keshtu edhe kato do lirohen se shpejti si gjithmone me parate e korrupsionit nuk denohet asnjeri se behet rishperndarje KCK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë