Shitën shkollën për 10 mln dollarë, Prokuroria nis hetimet për kolegjin 'Turgut Ozal'

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim penal për pastrim parash për shoqërinë “Turgut Ozal Education” sh.a.

Krimi ekonomik i Policisë së Tiranës ka marrë në pyetje pak ditë më parë pronarët e rinj të këtij institucioni arsimor, pasi në tre vite janë konstatuar transaksione të dyshimta në shit-bletje pronash nëpërmjet Niptit të shkollës, si dhe derdhje parash që nuk korespondojnë në vlerat e shkollimit dhe numrit të nxënësve. Në sitë është edhe vlera prej 10 milionë dollarë e shitjes së kësaj shkolle. Deri tani janë pyetur 4 shtetas përgjatë ditës së enjte nga krimi ekonomik, ndërsa akoma nuk ka asnjë masë sekuestro apo fakt për të vendosur masë, si ndaj shkollës ashtu edhe llogarive bankare.

Hetimi ka nisur pas derdhjes së vlerës prej 10 milionë dollarë të shitjes së aksioneve te “Turgut Ozal”. Ndërkohë 2 shtetas turq, të cilët janë në listë për tu pyetur nuk gjetur në Tiranë pasi janë larguar para 3 muajsh. Përgjatë ditëve të fundit, i gjithë dokumentacioni i kësaj shoqërie është verifikuar nga institucionet tatimore në vend. Institucioni arsimor privat që operon në Shqipëri prej vitit 2001, ndryshoi pronarët tri vite më parë.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, rezulton se blerësi është BF Cooperatief U.A, një kompani e regjistruar pranë Dhomës Tregtare të Amsterdamit. Vlera e shitjes rezulton rreth 10 milionë dollarë. Aksionerët që kanë shitur kuotat janë shtetasit turk Rahmi Tozduman, Davut Hancioglu dhe Adnan Hosoglu.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Lohja: 07/11/2020 18:23

    Nuk eshte Ristani kryekomisioner ne Amerike,na kujton me humor Arvizu.

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/11/2020 17:34

    O zgjohu o Enver e shiqo shkollat otomane në Shipëri, tradhëtarët në pushtet si dje dhe sot e kan dorzuar kombin shqipëtarë në duart e armiqve...!!!

    Përgjigju
    • Qamil Stefani: 08/11/2020 08:59

      Te q.fsha Enverin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja