Anti-informaliteti, FNSH-ja liron hapësirat e zaptuara në plazhet e Pogradecit dhe Velipojës (VIDEO)

Policia e Shtetit vijon aksionin anti-informalitet duke liruar plazhet publike të zaptuara në Velipojë dhe Pogradec. 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec janë proceduar, nga të cilët 11 për fshehje të ardhurave duke mos lëshuar kupon dhe 1 për zënie të hapësirave publike. Pas heqjes së shezlongëve nga policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH-në në dispozicion të pushuesve në Velipojë janë vendosur rreth 3000 m2 plazh pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në Velipojë janë proceduar për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mospagim të taksave dhe tatimeve”  E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F. Ndërsa Gj. F. u procedua pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Në Pogradec janë proceduar tre persona; E.M. 31 vjeç, A.M. 46 vjeç dhe SH.R. 22 vjeç, pasi një pjesë të shezlongëve e kishin pa dokumentacion.

Në tre ditët e fundit janë liruar hapësirat publike në Ksamil, Lezhë, Durrës dhe sot në Velipojë dhe Pogradec. Dje u proceduan edhe nisën hetimet për dy drejtorët e Tatimeve në Durrës dhe Lezhë. Policia e shtetit deklaron se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besim: 04/08/2019 14:19

    Jam ne Velipoje me pushime dhe te kjo rruga 4 ku po qendroj, nuk shoh kupone askund, as ne lokalet perrreth, as ne restorantin ku po hame dhe as per cadrat e plazhit qe po pagujme 700 lek. Te shtepia qe po qendrojme, jo e jo. Plazh publik nuk kam pare kendej, vetem plazhe private me pagese. Makinen e hetimit tatimor e shoh cdo dite te parkuar ketu afer

    Përgjigju
  • USA: 04/08/2019 13:23

    Pas skandalit te Dakos,130000000€ I Agon Tv,Votimet ku 15% e shqiptareve votuan,PPP e dhena pa kriter dhe jo publike,lidhjet me bandat kriminale duhet pak show qe te spostojne vemendjen.Politika eshte bere si shtepi publike pa kupon tatimesh.Popullit i duhet te leshojne kupon keta egersira veprojne me ligj.

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 04/08/2019 11:07

    Po me pare çbehesh ? Kush ishte kryetari i bashkise ? A do te hidhet ne gjyq per pa aftesi, shperdorim detyre, mungese te ardhurash fiskale per bashkin, ........

    Përgjigju
  • Lexues: 04/08/2019 10:33

    A kane polici bashkiake keto qytete????.FNSH per te liruar plazhet?

    Përgjigju
    • Pergjigje: 04/08/2019 13:03

      Policit bashkiake jan strehet e barkederrave,te paafteve,farangrenesve, hajduteve, rryshfetxhinjve dhe nje hemorragji ne buxhetin e shtetit dhe taksapaguesve. Structure alla shqiptarce.

    • Kafsha: 04/08/2019 12:50

      Po sepse ky popull neandëral gjaknxehtë mer vesh me forcë, nuk pjerdh per polici bashkiake! TOKA DHE UJI NUK KANE PRONARË PRONARI I VETEM I TYRE ESHTE R E P U B L I K A. !

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)