Anulimi i testit për ‘Komisar’, prokuroria e Tiranës nis verifikimet edhe për Ardi Veliun

Anulimi i testit për ‘Komisar’, prokuroria e Tiranës nis verifikimet edhe për Ardi Veliun

Ardi Veliu

Anulimi dy herë i testimit për 470 oficerë policie që garonin për 133 grada policore “komisar” është bërë tashmë objekt hetimi në prokurorinë e Tiranës. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka depozituar në prokurorinë e kryeqytetit një kallëzim penal ndaj Zv/drejtores së Policisë së Shtetit Aida Hajna, Drejtorit të Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema, Sokol Bizhga dhe Ali Allaraj (Lexo këtu)

Hetimi për këtë çështje, pritet të nisë nga prokurorja e Tiranës, e cila do verifikojë dhe veprimet administrative të kryera nga kryepolici Ardi Veliu. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është ai që ka hapur dhe ka anuluar testimin, duke bërë që të gjitha rezultat të dalin të “nul” të pavlefshme.

Veliu ka argumentuar vendimin në anulimin e testimit se pjesa më e madhe e efektivave të policisë kishin kopjuar, pasi kishin vjedhur më parë tezën provimit. Mirëpo me këtë vendim të Veliut nuk janë pajtuar shumë nga oficerët të cilët rezulton të jenë ankuar pranë sindikatës së policisë dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministrinë e Brendshme. Pas verifikimit të rasteve konkrete, SHCBA, vendosi të referojë materialet hetimore në prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë ka nisur verifikimet për këtë çështje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Policia: 17/11/2018 10:04

    Te dashur lexues Z.Ardi Veliu eshte me i mire qe mund te kete patur policia sot por ata qe kane qene ne komision pervec Z,Bizhga te tjerat ku theret qameti. Ali Allaraj eshte o zot e shet veten per 100 euro te gjith e njohim mire.

    Përgjigju
  • Populli: 17/11/2018 06:44

    Nuk eshte I afte per ate detyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë