Apeli e konfirmon, burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri 2020!

Apeli e konfirmon, burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri 2020!

Kristina Bardhi, Përparim Ademi dhe Zhaneta Metani

TIRANË- Gjykata e Apelit ka konfirmuar ditën e sotme burgimin përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e dy motrave në Tiranë në vigjilje të Vitit të Ri të viti 2020. Ademi kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, por Apeli e la në fuqi duke konfirmuar kështu burg për jetë për Ademin, i cili u mori jetën dy motrave në vitin 2022, një ngjarje që tronditi kryeqytetin.

Ademi është dënuar për dy vepra penale “Vrasje  për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Vendimi u mor nga trupi gjykues me relatore gjyqtare Valdete Hoxha dhe anëtare Vojsava Osmanj dhe Lutfije Celami

Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore, por nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)