Apeli i fëmijës në Berat: Më ndihmoni se s'kam libra të shkoj nesër në shkollë, babait i thyen brinjët grekët

'Dua të shkoj në shkollë, por nuk kam libra të mësoj'!  Kështu shprehet Seldi, 13-vjeçari nga fshati Çiflik i Bashkisë Ura Vajgurore, i cili këtë vit të ri shkollor futet në klasën e 7-të.

Shkak sipas tij për mos blerjen e librave është bërë situata e rëndë ekonomike e familjes së tij, pasi asnjë nga prindërit nuk punon. Babai tij është i paaftë fizikisht pasi emigrimi në Greqi shumë vite më parë rezultoi fatal për të sepse u rrah barbarisht nga ushtarët grek të cilët i thyen brinjën. 

"Nuk kemi mundësi të marrim libra sepse janë shumë shtrenjtë. Babanë e kam sëmurë, ushtarët grekë i kanë thyer brinjët. Mamaja nuk ka shkollë, vetëm nëse punon ndonjëherë në serë. Nuk kemi mundësi ti marrim librat, kërkojmë ndihmë, jam i sëmurë" thotë djali.

Ndërsa, Sotir Avdo, babai i djalit ka frikë se i biri do të mbetet pa shkollë.

"Kërkoj librat e shkollës për djalin se nuk kam as punë, as lekë, as mundësi, problemet janë më të mëdha. Nuk do ta çoj çunin në shkollë, se nuk kam lekë për librat. Dua ndihmë nga shteti nëse je pa punë nuk ke mundësi" tha ai.

Ata i bëjnë apel për ndihmë gjithkujt që ka mundësi për t’i ndihmuar që të blejnë librat pasi për ta ato janë shumë të shtrenjta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oo Irena: 16/09/2019 07:57

    Pse mos ti bëjmë,provoje dhe ti mire te ben

    Përgjigju
  • Irena: 15/09/2019 20:50

    Po pse beni femi more te uruar Kur nuk i rrisni dot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë