Apeli i la pa vulë, Çollaku del nga ‘rreshti’ Basha: Jam deputet i PD, nuk e lë partinë edhe pse kundërshtoj Berishën

TIRANË- Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku thotë për Report Tv se ka qenë dhe mbetet deputeti i PD, pavarësisht vendimit të Apelit që vulën ia dha Sali Berishës. Ky vendim verdikt i gjykatës, sipas Çollakut nuk e bën atë që të ndryshojë parti edhe pse kundërshton kryetarin Sali Berisha dhe non gratën e tij e sheh si një pengesë për suksesin e PD.  

“Kam qenë, jam dhe do mbetem deputet i PD. Vazhdoj të mbetem krah SHBA, vazhdoj të mbështes reformën në drejtësi, vazhdoj të mbështes SPAK, vazhdoj të mendoj që non grata e Berishës është pengesë për suksesin e PD, vazhdoj që PD duhet të bashkohet, por mbetem deputet i PD.

Kjo nuk më bën të mos ndihem deputet i PD, të mos kërkoj një PD më të madhe se kryetari, të mos kërkoj një PD ku jo vetëm të ndryshimit, por edhe të kundërtat mund të bashkekzistojnë. Kjo në asnjë rast s’më bën të largohem nga PD për të krijuar subjekte të tjera apo për t’iu kundërvënë PD se unë kundërshtoj kryetarin e PD. Një opozitë e fortë është kur PD është një parti e bashkuar”, tha Çollaku për Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku thotë se vijon t’i qëndrojë bindjeve të tij, mbështetje pa kursim për SPAK dhe aleancë me SHBA. Çollaku vendos vijat e kuqe, duke bërë të qartë se s’ka plan të lërë siglën dhe partinë e PD, për një parti të re. Nga ana tjetër thotë se është i gatshëm të bëhet pjesë e çdo grupimi apo fraksioni brenda PD që ka qëndrime të kundërta me ato të grupit Berisha.

“I qëndroj bindjeve dhe parimeve të mia për këto ca kam thënë në këto 3 vite për raportet me SHBA dhe reformën në drejtësi. Mund të bëhem pjesë dhe jam i gatshëm të bëhem pjesë në çdo grup kundërshtues brenda PD, siglën dhe flamurin e PD nuk e lë për të krijuar parti të re edhe pse kam kundërshtitë e mia me kryetarin. Edhe ata që janë kundër Berishës kanë të drejtë të jenë në PD pavarësisht kundërshtimeve me kryetarin apo këdo kryetar që mund të jetë nesër”, tha Çollaku për Report Tv.

Deputeti demokrat pranon se situata është e vështirë dhe marrëdhëniet me kreun e grupit, Gazment Bardhi janë ende të ngrira.

S’kam pasur kontakt me kreun e grupit. Ekziston një marrëdhënie e ngrirë me drejtuesin e grupit, fakti që qëndrojmë në PD s’do të thotë që problematikat janë shuar.

Partisë Demokratike i bën thirrje që të propozojë një plan bashkimi për të përfshirë ata që mbështetën Bashën, duke theksuar që të gjithë duhet të kenë vend në parti. Çollaku thotë se nuk bëhet fjalë për 10 deputetë, por për të strukturën dhe anëtarësinë që mbështeti Bashën dhe vetëm një bashkim i tillë e bën partinë më të fortë.

“Bashkimi PD mund të bëhet me një projekt realist bashkimi. Bashkimi vjen kur r gjithë struktura që deri dje quhej PD zyrtare të ndihet brenda PD pa u paragjykuar se kundërshtuan Berishën dhe mbështeten Bashën. Nëse kapërcejmë këtë sfidë ne kemi bashkuar PD”, tha Çollaku.

Çollaku ka edhe një mesazh për Lulzim Bashën, të cilin e ka mbështetur pa ekuivok në përballjen mbi 2 vjeçare kundër Berishës non grata.

“Valenca politike e Bashës është më e madhe po të qëndrojë brenda PD, se një parti tjetër. Ka qenë kryetar, ministër. Do e këshilloja si mik drejt këtij qëndrimi. E kam bërë të qartë skam vullnetin të rreshtohem në asnjë subjekt tjetër që nuk është PD”, tha Balla.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho e la jashtë Europianit, Uzuni mesazh kombëtares para ndeshjes me Spanjën: Të bashkuar ia dalim

Sylvinho e la jashtë Europianit, Uzuni mesazh kombëtares para ndeshjes me Spanjën: Të bashkuar ia dalim