Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, publikohet kalendari

Aplikimi dhe regjistrimi i studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025, publikohet kalendari

Është publikuar sot kalendari për aplikimin dhe regjistrimin e studentëve në Universitete për vitin akademik 2024-2025.

Kalandari është ndarë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale.

Manastirliu bën me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U Albania”.

Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 15 korrik dhe mbaron në 29 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 30 korrik-4 gusht. Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi.

Më 28 gusht është faza e ankimimit.

Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh nga 14-15 shtator.

Kliko këtu për kalendarinë e plotë:

KALENDARI I PROCEDURAVE TË APLIKIMIT DHE REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETE

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier, dy të lënduar! Krijohet trafik kilometrik (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Fier, dy të lënduar! Krijohet trafik kilometrik (VIDEO)