Arbëreshët në Piemonte, nuk përfshihen në ligjin 482\99

Arbëreshët në Piemonte, nuk përfshihen në ligjin 482\99

Foto ilustruese

Më tepër se 10 mijë vetë të komunitetit arbëreshë në Piemonte, lanë “Katundet” e tyre në krahina të ndryshme të Arbërisë  dhe u trasferuan në Piemonte, shumica për motive ekonomike, ndërsa disa të tjerë për të përmisuar jetesën.  Ky komunitet arbëresh që prej 24 vjetësh nuk gëzon të drejta të barabarta me shtatë krahinat e tyre si; Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili  të cilët mbrohen me ligjin 482\99 Si popullsi me pakicë histroike territoriale 

Nëse Europa ka reduktuar kufijtë ku qytetarët të qarkullojnë të lirë, apo bota kibernetike ka hequr kufijtë, në shtetin Italin gjejmë një komunitet arbëresh,në Piemonte prej rreth 10 mijë arbëresh ku ligji  për ti mbrojtur iu kërkohen kufijtë territoriale. 

Me pak fjalë arbëreshët në Piemonte, nuk përfshihen në ligjin 482\99 , ligj në të cilën përfshihen arbëreshet e shtrirë në shtatë krahinat italiane: Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili sepse komuniteti piemontes konsiderohet prej shtetit Italian si“Popullsi  Pakicë Historike Gjuhësore jo territoriale ”

Këta arbëresh  të Piemontes nuk janë tjetër veçse nipat dhe stërnipat e atyre arbëreshëve të ardhur 600 vjet më parë,  që me djersën e tyre pastruan ferrat, e kthyen tokat italiane në fusha pjellore, rritën fëmijë që u bënë Juristë, ministra, kryetar qeverie, apo përpilues të kushtetutës italiane, dhe nuk harruan gjuhën dhe rrënjët e tyre. Arbëreshët që janë vendosur në Piemonte   lanë ato shtëpi të bëra me kallot e duarve të gjyshërve të tyre  të atyre ngulimeve 500 vjeçare që sot  shumica e tyre kanë ngelur të shpopulluara  apo fshatra fantazma, me oborre të rethuara nga krisjet e ligëta, ku  guri i zvedhur i strehve mbledh në poret e tij  mallëngjimin, e myshku u jep “butësinë” vatrave të zeza.  Në atë heshtje mallëngjyese, vrasin ajrin tingujt shekullor, e shtegu i jehonës së psherëtimave të tërthortë nyjëzuar në gjerdanin e valëve thur rrokje, frymë, zëra, ninulla,këngë, e rapsodi, të cilat  depërtojnë edhe atje ku kanë ngelur murrizat, gjineshtra, e pikon aroma e shpirtit  të atyre arbëreshëve, të cilët në shuplakat dhe falngjet e tyre fabrikonin kallot. Ata fshatra  600 vjeçare janë plot histori, art, njerëz, kulturë, folklor. Janë një epope humane! 

Lind Pyetja: Si mund të lësh jashtë këtij ligji një popullsi me një numër të konsiderueshëm, prej 10 mijë arbëresh, të gjeneratë e parë dhe e dytë në Piemonte, të cilët për numrin e tyre tejkalon edhe numrin e arbëreshëve të krahinës së Molizes, Puglies, apo Kampagnës?

Le të kujtojmë se kush quhen arbëreshë të Italisë.

Arbëreshët e Italisë, janë një popull shqipfolës, ardhur nga Ballkani shqipfolës gjatë periudhës së pushtimit otomane në Ballkan, e jo vetëm, por disa prej tyre erdhën edhe për motive ushatarake, ekonomike, gjatë shekujt 14-15-16 -17( villa Badessa). Kjo popullsi që u vendos në shumë krahina të Italisë  themeluan dhe ripopulluan fshatra. Numëroheshin  rreth 100 koloni.

Në shekuj shumë prej tyre u asimiluan, dhe sot numërohen rreth 52 ngulime prej tyre, të cilat janë vendosur në territoret e shtatë krahinave Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili. Kjo popullsi sot quhet arbëresh dhe ngulimet ku ata janë vendosur quhet Krahina me pakicë historike territoriale.  

1-    Arbërershin e karakterizon gjuha e tij më e lashtë në Europë, një gjuhë që flitet më tepër se 6000 mijë vjet.

2-     Arbëreshi paraqitet me kishën e tij arbëreshe në ritin bizantin, nën juridiksionin e Papës, e cila për formacionin e saj religjios konsiderohet rasti unik në botë.

Kishën Arbëreshe  për diversitetin e saj   Papas Giovani Paolo i dytë e ka cilësuar si harmonia e bashkimit dhe paqes midis Lindjes dhe Perëndimit.

Roli i madh i arbërshëve në bashkimin e  Italisë.

Arbëreshët nuk kanë qenë një pakicë minoritare parasite apo pasive në territoret italiane. Kjo popullsi gjatë këtyre 600 vjetëve kanë dhanë shembullin e tyre në ruajtjen e gjuhës, ritit, kostumit, folklorin të cilin e trasmetuan brez pas brezi, Morën pjesë në ndërtimin e gjitonive duke dhënë kontributin etyre në arkitekturën e këtyre ngulimeve, dhe dhanë shembull heroik në Bashkimin e Italisë. Kujtojmë fjalët e Garibaldit drejtuar gjeneral Damis: “Arbëreshët e tu janë Luanë të pa parë”.

Arbëreshët treguan se ishin edhe njerëz të penës.

A)    Në Qeverinë e Garibaldit  nga pesë  përfaqësues,  tre prej tyre, ishin arbëresh. ( F. Crispi, L. Giura, P. Scura).

B)    Figurat e ndritura  me origjinë arbëreshe që bënë emër:  Francesco Krispi, Kryetari i Këshillit të Ministrave,ministri i jashtëm e Ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Italisë  Antonio Gramshi, deputet, Filozof, politolog, gazetar, gjuhëtar dhe kritik letrar italian, Luigi Giura Luigi Giura, inxhinier dhe arkitekt. Inspektor i Korpusit të Urave dhe Rrugëve të Mbretërisë së Dy Siçilive, ai njihet për projektimin dhe ndërtimin e urës Real Ferdinando, urës së dytë të varur në Evropë, si dhe urës së parë të varur në Evropën kontinentale. Vicenco Torelli gazetar, libretist, shkrimtar, botues, si dhe impresario i oprës,  Pasquale Scura këshilltari gjykatës së lart,  Stefano Rodota juristi  Europeo, Costandino Mortati një nga themeluesit e kushtetutës italiane, Pasquale Baffi, studiues, papirolog dhe diplomat grek me vlera të mëdha; nën republikën napolitane të vitit 1799 dhe ishte president i Komitetit të Administratës së Brendshme. Por edhe figurat si  De Rada, Vicenzo Dorsa, Santori etje, që kanë shoqëruar Italinë në rrugën e saj deri më sot .

Gjatë Luftës së dytë botërore Arbërshët  humbën një të tretën e popullsisë. Arbëria me arbërshët e saj  ka lenë gjurmë të vlefshme në territorin italian, ndërsa moti i saj i madh nënshkroi lavdinë.

Vitet 60 dhe mosbalancimet rajonale

Pas bashkimit të Italisë, dhe boom ekonomik i viteve 60 krijoji dyndjen e popullsisë së Jugut drejt veriut. Shumë komunitete arbërshe u shpërngulën drejt Verriut seps eduheshin krah punë për industrinë, dhe sidomos në piemonte ku ishte industria e rëndë e makinave. Kjo shpërngulje drejt vendeve industrializuar krijoi  mosbalancimet rajonale midis jugut dhe Veriut.

Më vonë me projktet drejt një Europe të bashkuar rreth vitet 1990, situata nuk ndryshoi, por edhe e thelloi akoma, këtë ndarje dhe si rrjedhojë  u bë më i dukshme  disniveli ekonomik midis Jugut dhe Veriut.  Italia me një pozitë shtrirëse gjegrafike, favorizon më tepër pjesën Veriore të saj me tregjet e mëdha evropiane, kështu që Jugu, gjeografikisht periferik, u bë edhe ekonomikisht”.Me pak fjalë, një vend i varfër me dallime  rajonale. Kjo bëri që edhe një pjesë e madhe të arbëreshëve të spostoheshin nga krahinat e tyre që kishin themeluar apo populluar. Kështu që u krijuan modele të reja, antropologjike, sociale, si psh komuniteti Arbëresh në Piemonte.

Shpopullimi në erën e globalizimit

Kur je i ri, qytezë e vogël ku je lindur,rritur, ku ke qarë e qeshur, ku ke hedhur hapat e para, nuk të ofron më ëndrra dhe mundësi për një jetë më të mirë, prandaj me çdo kusht kërkon të dalësh prej atij ambjenti dhe të shkosh drejt dritave verbuese të qyteteve kosmopolitane të cilat me kthetrat e tyre të tërheqin në grackën e homologimit dhe magjinë e ashtuquajtur “Mirëqënie”.

Pikërisht për shkak të  këtyre rrethanave edhe arbëreshët krijuan një arqipelag në Veri të Italisë, ku shumica e arbëreshëve  të Basilikatës apo Kalabrisë, krijuan ishuj të rinjë me popullsi  Arbëreshe në Piemonte, të cilët bashkohen mes tyre në emër të një origjine të përbashkët si dhe nga veçoria e njëjtë gjuhësore. Këto ishuj krijuan një “territor virtual rajonale”brënda një “territori fizik rajonal”ku ata ishin ngulitur.

Kontesti juridik i arbëreshëve në tutelën e shtetit italian

Arbërshët( shqiptarët e lashtë) të shtatë rajoneve Sicilia, Calabria, Basilicata, Puglia, Campagna,Molise, Abbruzzo, mbrohen nga shteti italian nëpërmjet ligjit 482\99. 

Paradoksi i ligjit 482\99 n

Mbi 10 mijë arbëreshë në krahinën e Piemontes me pa të drejtë janë lenë jashtë ligjit 482\99.

Në artikullin 3, comma3 te ligjit 482 e artikulli 1, coma 3 të DPCM të Ministero Affari Regionali ku thuhet se; Minorancat linguistike historike kur gjenden jashtë territorit të origjinës, iu njihet veprimtaria e tyre në rolin e shoqatave të koordinimit.

Me fjalë të thjeshta do të thotë se; sipas ligjit italian Shoqata “Vatra Arbëreshe”, (përfaqësuese kjo e  Komunitetit arbëresh të Piemontes ku numërohen rreth 10 000 arbëresh) njihet nga ligji, sipas artikullit 9,  por shteti italian nuk mund ta mbroj këtë si minorancë historike lingustike, në bazë të artikullit  2 të ligjit 482\99, për arsye se arbereshet e Piemontes nuk janë  minorancë historike gjuhésore territoriale, siç janë arbërshët e shtatë krahinave të përqëndruara në; Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicili. Arbëreshët e Piemontes konsiderohen si Popullsi me Pakicë historike gjuhësore jo territoriale.  

Tentativat  e kryera për modifikimin e ligjit 482\99

Gjatë viteve 1999 deri më sot, janë bërë disa tentative. Përmendim  këtu  minoranca hisorike lingistike të Friulit 2009,  në 2010 Piemonte, 2016 universiteti e Teramos ku bëri propozim dhe shtroi problemin e popullsisë Rom e Sinti, ndërsa  në 2018 Veneto. Të gjitha këto tentativa u hodhën poshtë nga Consulta.

Lind Pyetja: Si mund të mbrohet kjo popullsi si “Minoranza storica territoriale”?

Ekspertët të ndryshëm  mendojnë dhe flasin  për artkujt 2 e dhe 3, të cilat duhet të shoqërohen me një ligj integrativ, ku kominitetit arbëresh në Piemonte të hiqet “limiti i territorit”, duke kthyer Piemonten një “krahinë të tetë” me popullsi si Pakica Historike Gjuhësore territoriale  për shkak të një numëri të konsiderueshëm të tyre, që kalon edhe numrin e arbërshëve në krahinën e Molize, Abbruzzo, apo të Campagna).     

Cilat organizma mund ta mbështesin komunitetin Piemonteze, për modifikimin e këtij ligji?

Të mblidhet një Arbëri e përbashkët, latine e Bizantine. Të mblidhet  një Arbëri pa asnjë përçarje duke lënë jashë idetë partiake, një Arbëri që të jenë me ide të qarta për atë çka duan dhe kërkojnë  ku mos të përfshihet edhe një komunietet  me 10.000 arbëresh siç  janë ata të Piemontes. 

1.     Kjo ndërrmarrje kërkon:  Angazhimin e kryetarëve të Bashkive të shtatë krahinave, të cilët duhet të inzistojnë jo vetëm për rishikimin e ligjit, por të dalin me propozime konkrete.Të propozojnë ligj integrativ ku ti njihen komunitetit të Piemontes të gjitha të drejtat dhe përfitimet nga ligjit 482\99, që gëzojnë të shtatë krahinat me pakicën historike linguistike territoriale

2.     Universitetet,  ku gjenden katedrat e gjuhës shqipe në territorin e Italisë si në Bari, Romë, Kalabri,  Sicili, Venezia, të gjitha së bashku,   të sensibilizohen dhe të dalin me  propozim konkret për modifikimin e 482\99  në favorë të arbëreshëve të përqëndruar në Piemonte, që të gëzojnë të njëjtat të drejta si arrbëreshët e shtatë krahinave me minorancë historike gjuhésore territoriale.

3.     Konsollata e Republikës së  Shqipërisë, Republika e  Kosovës si edhe ajo e Maqedonisë.

Nëse tek ngulimet e arbëreshëve të Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicilia, shohim figura, ente shetetërore, apo presidentë të shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës që visitojnë këto ngulime arbëreshe, (ngulime këto të cilat janë edhe nën tutelën e shtetit italian), fatkeqësisht nuk kemi parë asnjë figurë shtetërore nga Republika e Shqipërisë apo e Kosovës, apo Maqedonisë)  të  vizitoj  si edhe një herë qoftë arbëreshët e Piemontes, të cilët nga viti në vit po bëhen edhe më të padukshëm.

3-    Qëndra së Studimeve dhe Publikimeve arbëreshe, organizëm e cila është gjithmonë është afër botës arbëreshe, ( ku  falë saj kanë një zë arbëreshët në Shqipëri), duhet të kërkojnë  nga organet dhe entet kompetente qeveritare shqiptare, që arbëreshët e Piemontes të trajtohen dhe të konsiderohen në projektet e tyre me të njëjtat të drejta që trajtohen shtatë krahinat e tjera arbëreshe si; Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria e Sicilia.

4.     Të përfshihet Eparikia e Sicilsë, Eparkia e Ungrës, si edhe Arcidiocesi (kryepeshkopët) i Torinos, sepse rasti i komunitetit të Piemontes, i përketë një kontestit të ri religjos, i hapur, modern, ku në diversitetin e saj bashkon një popull në origjinë, gjuhë, identitetit.

5.     Duke konsiderur faktin se Unesko e ka përcaktuar arbërishten si gjuhë në zhdukje secili nga ne le të mbajmë si udhërrëfyes moton e At Antonio Belluscit: ku është një arbëresh, është një Iliri! 

 Shënim:

Për të gjithë ata arbëreshët e krahinës së Piemonte që kanë dëshirë të mësojnë arbërisht, mund  ti bëjnë kërkesë Eparkisë së Ungrës, e cila me inisiativën e saj për një Arbëri të bashkuar ti drejtohet si enteve ashtu edhe individëve, të cilët dëshirojnë të mësojnë arbërisht e të tërheqin falas dy volumet “Alfabetizzazion” .

Mbetemi me shpresën se komuniteti arbëresh Piemontes, së shpejti të përfshihet në  ligj të denjë ku të gëzojë të drejtat e tij në gjuhë, në kulturë, e në identitetin e tij,  si një popull i rrallë dhe unik në rruzull!

Shënim: një “Mini Dosier”, mbi çështjen e komunitetit arbëresh në krahinën e PiemontesOrnela Radovicka Qëndra albanologjike pranë Bibliotekës A. Bellusci, Frascineto\Cosenza

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldi: 23/08/2023 08:03

    faktikisht eshte problem shume i madh

    Përgjigju
  • Labi: 21/08/2023 19:35

    Dakort,por duhet falenderu Italia e Vatikani qe i mbrojten keto pakica bio.Jane 6 shekuj.6 milion kosovare kane 1 shekull ne Turqi jane asimiluar komplet..as shkolla,gjuhe,tradite etj.Ky eshte tmerr...e pas taj populli vella

    Përgjigju
  • Ajka: 21/08/2023 19:29

    Sa bukur ke shkruar! Pergezime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja