Partnerja e Shkëlzen Berishës, ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur sot nga vjehrri i saj Sali Berisha, për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike.

Armina Mevlani, e quan opozitën e Bashës false dhe të mbështetur nga Policia, ndërsa shton se demokratët dhe opozita e vërtetë dhunohet sepse dëshiron të hyjë në shtëpinë e vet.

Ndër të tjera Mevlani shprehet se Basha dinjitetin e ka fjalë të huaj, pasi po ta njihte do të ishte larguar pas disa humbjeve radhazi.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga Policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet.

Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan.

Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani

Foto e publikuar në Instagram nga Armina Mevlani 

Militantë të Sali Berishës kanë 'pushtuar' katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ata kanë marrë katin e parë, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë ku ishte Basha me të tijtë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit 'skenë krimi' godinën.