Arrestimet për vrasjen Xhuvanit, Basha: Ardi Veliu dhe prokurori i Elbasanit të vihen para drejtësisë! ‘Rithemelimi’: Shpëtuan Ramën, po fshehin ngjarjen

Ish-drejtori i Përgjithëm të Policisë dhe Prokurori i Elbasanit duhet të vihen urgjentisht para drejtësisë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021. Kjo është thirrja e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i akuzon ato se gënjyen për të fshehur të vërtetën e ngjarjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka reaguar për arrestimin e 2 zëvendësdrejtorëve të policisë së Elbasanit dhe Beratit, teksa nënvizon se policia u vu në dispozicion të bandave.

“Çdo shqiptar e ka të qartë edhe më shumë sot se si Rama e ka përdorur policinë për të mbrojtur blerjen e votave. Vendimi i djeshëm tregon se si policia e shtetit u vu në shërbim të bandave me urdhër të Edi Ramës në masakrën zgjedhore të 25 prillit. Para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën. Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima”, shkruan Basha në Twitter.  

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, 2 ish- zv.drejtorë të Policisë në Elbasanin, janë lënë në arrest shtëpie pasi akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan , 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, nga Struktura e Armatosur e Partisë Demokratike. Rezulati ka dalë në përfundim të hetimeve që kanë zgjatur më shumë se 1 vit, nga vrasja që tronditi opinionin publik, për këtë arsye ato janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Rezulton se të dy kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen. Ndërkohë, 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Më konkretisht Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes. 

 

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla

Ish-drejtori i Përgjithëm të Policisë Ardi Veliu  dhe Prokurori i Elbasanit Alfred Shehu
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Arrestimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ‘Rithemelimi’: Nuk bënë drejtësi, por po fshehin ngjarjen

Pas arrestimeve një ditë më parë, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka reaguar Grupi i Rithemelimit. Përmes një deklarate, deputeti Flamur Noka tha se autoritetet nuk po bëjën drejtësi, por po fshehin ngjarjen.

Sipas Nokës, i pari që duhej të ishte thirrur dhe të mbante përgjegjësi për vrasjen është deputeti socialist Taulant Balla.

“Ngjarja tragjike e prillit të shkuar në Elbasan, ka shënuar dje edhe një viktimë tjetër: Të vërtetën. Në përpjekje për të manipuluar dinamikën e ngjarjes, dhe përfshirjen në të zyrtarëve të lartë, Policia ka bërë dy arrestime të cilat nuk zbulojnë gjë, por fshehin. Nuk bëjnë drejtësi, por e varrosin atë. Arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve, nuk është gjë më shumë se hi syve opininionit publik. Nuk është asgjë më shumë se përpjekja e dytë për të kaluar nga manipulimi fillestar në varrosjen përfundimtare të ngjarjes.

Përgjegjësit e ngjarjes së Elbasanit, si në ngjizje, dhe më pas në shtrembërim të provave, i keni sot, ‘lart e më lart’, në zyrat e shtetit. I keni në personin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Sot, ai i ka ikur detyrës së atëhershme, dhe është graduar zv/ministër i Transporteve, por nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.

I keni në personin e Alfred Shehut, prokurorit manipulator të provave të ngjarjes që ‘e fluturoi’ me ngritje nga Elbasani në SPAK. I keni në personat e Drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe zv Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilët u bënë pjesë e strukturës inkriminuese dhe kriminale të fshehjes së faktit se në makinën e viktimës kishte materiale zgjedhore.

Arrestimi i 2 zv/drejtorëve nuk është punë e strukturave ligjzbatuese, por pasojë e rrëfimit të Niredin Dumanit. Asnjë prej tyre nuk u hetua, prej më shumë se një viti, dhe as do të hetohej kurrë. Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë, u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Sepse, kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj.

Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij, i pari që do të ishte thirrur në prokurori do të ishte përgjegjësi kryesor për ngjarjen, Taulant Balla. Këta janë njerëz të rrezikshëm. Shqipëria është në rrezik”, tha Noka.

Ora 13:04
Arrestimi i 2 zv.drejtorëve të policisë, deputeti Boçi: Rama po i shet një nga një për të shpëtuar lëkurën e vet

1656079938_Screenshot1.jpg

Deputeti i PD, Luciano Boçi ka reaguar për arrestimin e 2 zv.drejtorëve të policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla duke thënë se është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Boci thotë se laku po shtrëngohet për Ramën ndërsa thekson se arrestimi nuk përbën më lajm për të sepse i shet një nga një për të shpëtuar lëkurën e vet.

"Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera. Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun. Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet. Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.

Është shitja e rradhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë. A nuk bëri kështu me Kokën?! Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?!  Etj…etj… Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën. Revolta popullore është në prag!" - shkroi Boçi.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 28/06/2022 17:13

    Lulke u bone i gjalle? Lulke ishin bandat tuaja qe i organizuat! Ato zevendes drejtoret te vihen para pergjegjsise si edhe ti me Gazin duhet te merreni te pandehur per organizim te bandave te orgsnizuara nga ju dhe partia juaj ,me ideator kriminelin nog grata.

    Përgjigju
  • Mimi: 28/06/2022 14:55

    Ju skeni goje te flisni qe kshu boll na bet te ndershmit

    Përgjigju
  • Luli: 28/06/2022 14:55

    Folet ju qe mbroni akoma saliun e nuk pranoni krimet e bera nga ai

    Përgjigju
  • dreni: 28/06/2022 14:52

    jeni bere per te ardhur keq ju te pd, vetem dilni e shpifni

    Përgjigju
  • Armand: 28/06/2022 14:35

    do iu dale rama ndonje dite ne enderr aq shume merreni me te ju te pd

    Përgjigju
  • Moni: 28/06/2022 14:34

    Po po i shet sic ju shet ai mostra qe ju keni ne pd

    Përgjigju
  • luli: 28/06/2022 14:26

    Po ate non graten ca do behet a do e arrestoni apo akoma hahaha

    Përgjigju
  • Loni: 28/06/2022 14:17

    Eshte e cuditshme sesi zgjoheni ju o te shkret Sikur shifni vetem makthe me ramen pernate

    Përgjigju
  • Limi: 28/06/2022 14:16

    Hahahah fillut edhe ju tshi Sguxon njeri me be nje veprim se ju t pd jeni bere si radar i mdryshkur

    Përgjigju
  • ilir: 28/06/2022 14:14

    Nuk shet asnje ai kane degraduar vete se rruges ja ka genjyer mendjen leku

    Përgjigju
  • titi: 28/06/2022 14:14

    po une qe ja kisha harruar emrin e lulit normal e zhduken sidomos ai qe i zuri vendin pa vota fare

    Përgjigju
  • Petrit: 28/06/2022 14:12

    Perpara drejtesise jemi te gjithe te barabart dhe kush ben gabime dhe shkel ligjin e meriton te shkoj ne burg po ti luli aq mend ke aq thua

    Përgjigju
  • Roland: 28/06/2022 14:11

    Ohoho na u zgjua lulja e bukura e dheut po kur te zgjohesh mos e nis diten me fjal qe sduhen then,ai qe ben veten per tu fut nburg aty e ka veten o zonjush

    Përgjigju
  • denis: 28/06/2022 14:07

    po si keni fytyre dhe dilni jepni kshu deklaratash, kur dhe ju vete jeni te vetedijshem qe keni qene ju ato qe bashkepunonit me bandat dhe i mbronit ata

    Përgjigju
  • sivi: 28/06/2022 14:05

    luli kur tdali tflasi fakte tamam e jo idiotlliqe

    Përgjigju
  • lara: 28/06/2022 14:05

    e kishim harruar lulin nga ishte zhdukur

    Përgjigju
  • Mondi: 28/06/2022 14:03

    Policia ka qen gjithmone ne sherbim te popullit nuk e di pse dalin e flasin kto kot palidhje pa fakte

    Përgjigju
    • Trio: 28/06/2022 14:31

      TE VDEKUR E TE PLAGOSUR NE MES TË ELBASANIT NUK JANË FAKTE PËR JU TE PS.

  • Maria: 28/06/2022 14:02

    Luli sot me ne fund paska dal e paska dhen deklarate per mediat per ngjarje qe kane ndodhur ketu dhe nje kohe te gjate me pare. Shko o luli se kjo gje tregon qe drejtesia ne vend po funksionon dhe gjithesecili po merr ate qe meriton

    Përgjigju
  • Geri: 28/06/2022 14:01

    Vertet per te ardhur keq esht ky luli vetem flet budalliqe e ather kur flet

    Përgjigju
  • Goni: 28/06/2022 14:00

    Akoma kan ftyre kta te PD te flasin neper media

    Përgjigju
  • Ela: 28/06/2022 14:00

    Me vjen keq qe ky luli esht kaq gjynaf vertet i mjer nuk di ca te flasi

    Përgjigju
  • arben: 28/06/2022 14:00

    ne sherbim te bandave i ka vendosur partia juaj o lul, po ik fli gjum se per ate pune je ti

    Përgjigju
  • Fati: 28/06/2022 13:57

    I merrni gjerat tjeter per tjeter. Keshtu funksionon drejtesia kush ben krim do te denohet dhe askush spo shet askend.

    Përgjigju
  • Geri: 28/06/2022 13:56

    U zgjua nga gjumi ky Luli ahhahah,policia gjithmone ka qene ne sherbim te popullit po kur ka qeene Saliu ne krye te vendit as nuk disktohej te vendosej drejtesi Turppp qe akoma vazhdoni e flisni!!

    Përgjigju
  • Gesi: 28/06/2022 13:55

    Ci keni keto deklarata aman mer Lul

    Përgjigju
  • Hassan Spahiu: 28/06/2022 11:22

    Ne sherbimi te cilave banda?Bandave te armatosura qe ngriten ti dhe geji afer teje,Gazmend Bardhi??Pra ,Duke pranuar krimin e Policise ju pranoni krimin e Bandave tuaja te armatosira te quajtura Grupet e Mbrojtjes se votes.Me rastin konkret ,pyes prokuroret :-"keto grupe te organizuara,te armatosira,a Jane pjese e krimit te organizuar?Kush i organizoi?ku u armatosem?kujt i raportonin dhe merrnin detyra?konkluzione:-Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi,kush Ka vene firmen ne vendimin e Marre per organizimin e tyre,duhet te merret ne pergjegjesi penale per organizim te Bandave kriminele me pasoja te rezikeshme per jeten e njerezve,kushdo qofshin keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet